Categories: Uncategorized

Koronavirusi: Për faturat e energjisë nuk do të ketë kamatë vonesa!

Situata emergjente e krijuar pas bllokimit të aktivitetit ekonomik në vend, si rrjedhojë e kufizimeve në lëvizjeve për të frenuar përhapjen e koronavirusit, ka shkaktuar probleme të shumta në aktivitetet e përditshme të bizneseve dhe konsumatorëve.

Kryeministri Rama tha se një paketë financiare mbështetëse do të jetë gati brenda ditës së enjte. Mësohet se të gjitha ministrive u është kërkuar që të japin propozimet e tyre për situatën. Një prej masave të propozuara nga Ministria e Industrisë dhe Energjisë do të jetë pezullimi i kamatëvonesave për pagesën e energjisë elektrike për të gjithë periudhën e karantinës.

Të lidhura

None found

Gjatë ditës së sotme, në sportelet e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka pasur radhë për të paguar faturat e dritave, pasi konsumatorët i trembeshin kamatëvonesave. Megjithatë burimet nga Ministria pohojnë se ritmi i arkëtimeve është në tkurrje të ndjeshme dhe kjo mund të krijojë probleme likuiditeti në të ardhmen për blerjen e energjisë nga importi dhe sigurimin e energjisë.

Ndonëse nuk do të jetë e shkruar zyrtarisht mund të ketë tolerancë për të mos prerë dritat për familjet që nuk kanë paguar energjinë, por vetëm për familjet, jo për bizneset.

Situata e krijuar me koronavirusin lë pezull dhe planet e tjera, si ai për liberalizimin e tregut të energjisë për bizneset.

Kryeministri Edi Rama ka pohuar se të enjten do të jetë gati plani i garancisë financiare për kompensimin e pagave të munguara të çdo biznesi.

Kufizimi i lëvizjeve i nisur që të hënën e kaluar dhe i përshkallëzuar ditë pas dite ka çuar në mbylljen e shumë aktiviteteve, sidomos atyre tregtare, ndërsa shumë punonjës, sidomos në sektorët e fasonit rrezikojnë të mos marrin rrogat dhe kjo mund të krijojë vështirësi në shlyerjen e faturave të përmuajshme./Monitor

të fundit

Zjarr gjatë natës në një pallat në Laprakë, raportohet për dëme materiale

Një pallat në kompleksin Aura, në zonën e Laprakës në Tiranë, është përfshirë nga flakët gjatë orëve të natës. Sipas…

2 minutes ago

Keiko Fujimori shpallet presidente e Perusë, fujimorizmi rikthehet në qeverisje pas mbi 20 vitesh

Tre javë pas zhvillimit të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në Peru, kandidatja e djathtë Keiko Fujimori është konfirmuar…

5 minutes ago

Trump paralajmëron takim në Doha për çështjen bërthamore të Iranit, Teherani thotë se nuk ka negociata në axhendë

Donald Trump ka shprehur një optimizëm të përmbajtur për kontaktet që pritet të mbahen në Doha të Katarit për programin…

6 minutes ago

Sot mblidhet Kuvendi në seancë plenare, në axhendë projektligji për kontrollet zyrtare dhe 8 projektrezoluta

Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot, më 30 qershor 2026, në orën 10:00, seancën plenare të radhës, në përputhje me kalendarin…

6 minutes ago

Trump njofton bisedime në Doha, Teherani i mohon: Ndoshta janë të rëndësishme, ndoshta jo

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, foli me kujdes, por me optimizëm në lidhje me kontaktet që priten të zhvillohen në…

22 minutes ago

Çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025! Shqipëria e treta në Europë

Çmimet e bulmetit në vendin tonë janë shtrenjtuar aq shumë vitit e fundit, duke bërë që jo vetëm të kalojnë…

29 minutes ago