Categories: Uncategorized

KORONAVIRUSI/ Në 3 ditë, shqiptarët janë gjobitur me mbi 82 mijë euro

Gjatë 72 orëve të fundit policia ka gjobitur mbi 440 qytetarë me rreth 82 500 euro gjoba për shkelje të kufizimit të lëvizjeve apo aktiviteteve, masa këto të vendosura nga qeveria më 15 mars.

Gjatë 24 orëve të fundit mes të enjtes dhe të premtes, policia ka gjobitur 244 qytetarë me:

Të lidhura

None found

2 340 000 lekë për shkelje të kufizimeve të lëvizjes – 234 qytetarë
800 000 lekë për mosmbyllje të aktivitetit – 8 administratorë lokalesh
1 400 000 lekë për dalje nga karantina – 2 qytetarë
Në total janë 4 540 000 lekë gjoba të vendosura deklaruar më 20 mars, ose ndryshe 37 mijë euro.

Në 24 orët e datës 19 mars policia u vuri 30 mijë euro gjoba 180 qytetarëve. Ndërsa 24 orët e datës 18 mars policia gjobiti 17 qytetarë me 15 500 euro:

11 qytetarë që thyen kufizimin e lëvizjeve – 110 000 lekë
4 administratorëve lokalesh në Pogradec e Vlorë – 400 000 lekë
1 administrator call-center-i – 700 000 lekë
1 qytetari që nuk ishin vënë në karantinë – 700 000 lekë
Tre ditët e fundit policia ka vënë 1 100 euro gjoba në orë me totalin që shkon në rreth 82 500 euro për 441 qytetarë.

Ndëshkimet e policisë bazohen te akti normativ i 15 marsit që parashikon 20 gjoba për ata që thyejnë masat parandaluese të përhapjes së koronavirusit.

Në përgjithësi qytetarët janë shfaqur mirëkuptues për masat e qeverisë, por kufizimi i lëvizjes në vetëm 6 orë – 4 orë nga 06:00-10:00 dhe 2 orë 16:00-18:00 – ka shtuar pakënaqësi.

Kufizimi po nxit grumbullimin e njerëzve në dyqane, bankomate, apo banka duke vënë edhe më shumë në rrezik qytetarët për t’u infektuar nga koronavirusi.

Ndërkohë policia po gjobit gjithmonë e më tepër. Nga dhjetëra qytetarë 24 orëshin e parë në mbi 240 qytetarë 24 orët e fundit./exit.al

të fundit

Pas dy ngjarjeve tragjike në Gjilan, Alban Hyseni thërret Këshillin Komunal për Siguri

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka reaguar pas dy ngjarjeve të rënda që tronditën këtë komunë, ku brenda pak ditësh…

8 minutes ago

Murataj vendos fitoren e Vllaznisë ndaj Dinamos me eurogol: “Shyqyr që fituam

Edon MuratajEurogoli i mesfushorit ofensiv, Edon Murataj, në minutën e 31-të rezultoi përcaktues në fitoren e Vllaznisë kundër Dinamos, ndeshje…

14 minutes ago

Zelensky denoncon sulmet ruse ndaj energjisë pas njoftimit të Trumpit për armëpushim

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar Rusinë se ka vijuar sulmet ndaj infrastrukturës energjetike ukrainase, pavarësisht njoftimit të presidentit…

19 minutes ago

Evropa nën presion të shumëfishtë: borxhi, protestat dhe zgjedhjet vendimtare përballë nëntë vendeve

Evropa po përballet me një periudhë të vështirë ekonomike dhe politike, e karakterizuar nga rritja e kostove të huamarrjes, borxhi…

20 minutes ago

Ilir Daja pas humbjes ndaj Vllaznisë: Ata luftuan më shumë, ndërsa golat kërkojnë sakrificë

Ilir DajaEdhe pse Dinamo kontrolloi topin me një përqindje të lartë, nuk vlejti për asgjë, pasi “blutë” e kryeqytetit u…

26 minutes ago

Greqi/ 58-vjeçari shqiptar goditet me th*kë në banesë, policia kërkon 17-vjeçarin e dyshuar

Një 58-vjeçar shqiptar është plagosur me thikë gjatë natës në Agia Galini, në zonën e Rethymnos, në ishullin e Kretës,…

26 minutes ago