Categories: Uncategorized

Koronavirusi, ndërron jetë shtetasi i parë amerikan

Një qytetar amerikan që ndodhej në Wuhan të Kinës ka vdekur nga koronavirusi. Lajmi u njoftua të shtunën nga zyrtarë të Ambasadën Amerikane në Pekin.

Sipas ambasadës, 60 vjeçari kishte vdekur më 6 shkurt. Një qytetar japonez u njoftua gjithashtu se kishte vdekur në Wuhan prej pneumonisë virale, me shumë gjasë të shkaktuar nga koronavirusi, gjë që mbetet ende për t’u konfirmuar.

Të lidhura

None found

Shtetet e Bashkuara bënë të ditur se do të ofrojnë deri në 100 milionë dollarë për Kinën e vendet e tjera të prekura nga koronavirusi vdekjeprurës për të luftuar përhapjen e tij, ndërsa numri i vdekjeve është rritur në Kinë në 722.

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo e bëri njoftimin të premten duke shtuar se “ky vendim së bashku me qindra miliona të dhuruara bujarisht nga sektori privat amerikan, demonstron një angazhim të fortë amerikan në përgjigje të situatës”.

Më herët gjatë ditës së premte Presidenti Donald Trump i vlerësoi përpjekjet e Presidentit kinez Xi Jinping për të luftuar koronavirusin ndërsa ky i fundit po përballet me kritika të forta në vend pas vdekjes nga korovirusi të një mjeku i cili ishte ndër të parët që lëshoi një paralajmërim rreth shpërthimit të virusit vdekjeprurës.

Pas një bisede telefonike të premten me Presidentin Xi, Presidenti Trump vlerësoi përgjigjen e Kinës ndaj situatës duke thënë se presidenti kinez po drejtonte “atë që do të ishte një operacion shumë i suksesshëm”.

Vdekja e një mjeku kinez që u censurua nga autoritetet e Partisë Komuniste pas paralajmërimit në muajin dhjetor për një virus të ri, për të cilin deri në atë momente nuk kishte informacion, ka shkaktuar një zemëratë të gjerë në internet ndaj autoriteteve të partisë për kontrollin e fortë mbi informacionin për sa takon përhapjes së virusit.

Policia e kishte akuzuar mjekun Li Wenliang, i cili vdiq të premten në mëngjes me orën lokale në spitalin qendror të Wuhanit, për “përhapje të thashethemeve në internet” dhe “përçarje të rëndë të rendit shoqëror”.

Por mjeku u vlerësua gjerësisht përfshirë edhe nga shefi i qendrës kineze për Kontrollin e Sëmundjeve, Zeng Guang.

“Një hero që lëshoi informacione lidhur me epideminë në Wuhan në fazën e hershme të saj mjeku Li Wenliang është i pavdekshëm”, shkrunate zoti Zeng në një faqe në internet. /Voa

të fundit

Jari Litmanen, ikona finlandeze që pushtoi Evropën dhe fitoi admirimin e Gerrardit e Xavit

Jari Litmanen ishte një nga futbollistët më elegantë dhe më inteligjentë të gjeneratës së tij. Mesfushori finlandez shkëlqeu me Ajaxin…

2 hours ago

Guardiola rekomandoi Vicensin, spanjolli merr drejtimin e Lyonit

Drejtori i përgjithshëm i Olympique Lyonnais, Michael Gerlinger, ka zbuluar se ka kontaktuar Pep Guardiolën për të marrë mendimin e…

2 hours ago

Horoskopi 11 Nëntor 2026, zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Dite mjaft e animuar dhe e ngrohte kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do përjetoni…

2 hours ago

Kurti at dinner hosted by Macron at the Élysée Palace in Paris

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në një darkë zyrtare të shtruar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron,…

2 hours ago

Rama in Paris: Kosovo is an independent state and cannot become a new Serbian fantasy

Kryeministri Edi Rama u ndal edhe tek Kosova gjatë një diskutimi në Musée de l’Homme, Parism ku zhvillohet “Forumi i…

2 hours ago

Rama and his wife attend Macron’s presidential reception in Paris

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Francë pasi me ftesë të presidentit Emannuel Macron, mori pjesë në Forumin e Paqes në…

2 hours ago