Categories: Uncategorized

Koronavirusi mund të jetë shfaqur për herë të parë më 17 nëntor të 2019

Data 17 nëntor 2019 besohet se është dita kur është shfaqur për herë të parë koronavirusi (Covid-19). Pacienti ishte një person 55-vjeçar që jeton në provincën Hubei, epiqendra e epidemisë që po trondit botën.

Anëtarët e komunitetit mjekësor, të cilët folën në kushte anonimiteti, thanë se vetëm deri në fund të dhjetorit, spitalet kineze dihej se po përballeshin me një sëmundje të re. Dhe vetëm deri në janar të vitit 2020 u shfaq shpërthimi i virusit zyrtarisht në qytetin Wuhan, shkruan The Guardian.

Të lidhura

None found

Tani që Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka shpallur pandeminë, shkencëtarët p[o përpiqen të hartojnë modelin e transmetimit të hershëm të Covid-19. Studiuesit po përpiqen të kuptojnë se si përhapja e sëmundjes dhe si rastet e pazbuluara dhe të padokumentuara kanë kontribuar në transmetimin e kësaj sëmundje, shkruan ora news.

Pas shqyrtimit të informacionit konfidencial të qeverisë, gazeta kineze ishte në gjendje të zbulonte se sa shpejt përhapej virusi në ditët e para të tij. Që nga rasti i parë më 17 nëntor, numri është në rritje. Deri në 15 dhjetor, numri i përgjithshëm i personave me koronavirus ishte 27. Dhe deri në fund të vitit 2019, numri i të infektuarve ishte 266. Më 1 janar, numri u rrit në 381.

Më 27 dhjetor, Zhang Jixian, një mjek në Spitalin Provincial Hubei, paralajmëroi autoritetet shëndetësore se sëmundja nga të cilën vuanin pacientët ishte koronavirusi i ri .

Ndërkohë, shkencëtarët dhe studiuesit po përpiqen të lokalizojnë pacientin, të zbulojnë identitetin e tij, dhe kështu të jenë në gjendje të gjurmojnë me siguri se cili ishte burimi që e kishte origjinën Covid-19, i cili besohet se ka kaluar tek njerëzit nga një kafshë e egër, ndoshta një lakuriq.

Sipas OBSH-së, rasti i parë i koronavirusit në Kinë ndodhi në 8 dhjetor. Sidoqoftë, organizata bazohet në të dhënat që sigurojnë autoritetet zyrtare.

Nga ana tjetër, Dr. Hu Ke ka trajtuar pacientë të sëmurë kritikë në qytetin Wuhan në kushte shumë të ashpra për gati dy muaj. Në një intervistë me Efe, ai paralajmëron se virusi “nuk i dallon moshat”, megjithëse pjesa më e madhe e rasteve janë të moshës 40 deri 50 vjeç.

Hu, 55-vjeç, punon në Spitalin Popullor të Universitetit Wuhan, ku ai është gjithashtu një profesor i mjekësisë pulmonare dhe është pjesë e ekipit të ekspertëve mjekësorë të caktuar nga provinca Hubei për të luftuar sëmundjen.

të fundit

Berisha u bën thirrje qytetarëve të mbështesin studentët: Nesër në orën 10:00, të gjithë para universitetit, deri në fitore

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u është drejtuar shqiptarëve me një videomesazh, në të cilin ka bërë thirrje për…

10 minutes ago

Tifozët zgjedhin më të mirin e historisë, Messi dhe Ronaldo në garë për çmimin B.O.A.T

Janë zbuluar kandidatët për çmimin e ri “Ballon d’Or Of All Time” (B.O.A.T), i cili do të ndahet me rastin…

12 minutes ago

Salah i përgjigjet me “35%” presidentit të Besiktasit pas fitores së Trabzonsporit

Mohamed Salah ka thumbuar presidentin e Besiktasit, Serdal Adali, pas fitores së Trabzonsporit me rezultat 2-0 ndaj skuadrës nga Stambolli,…

12 minutes ago

Egzon Shaltit i shqiptohen 25 vjet burg për vrasjen e Auron Ferizit në Viti

Gjykata Themelore në Gjilan shpalli aktgjykim dënues ndaj Egzon Shaltin i akuzuar për vrasjen e Auron Ferizit, më 8 nëntor…

18 minutes ago

Ditmir Bushati mbështet protestuesit: Të rinjtë po kërkojnë një Shqipëri të re

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka reaguar për herë të parë në lidhje me protestat masive të të rinjve dhe…

24 minutes ago

Irma Libohova dënon dhunën ndaj protestuesve: “Larg duart nga studentët! IKNI!”

Vala e revoltës popullore po merr një mbështetje gjithnjë e më të gjerë nga figurat më të njohura të artit…

24 minutes ago