Autoritetet konfirmuan 27 raste të reja nga koronavirusi, duke shkuar në 304 persona numri i të prekurve.
12 nga këto raste, kanë rezultuar në Shkodër. Sipas zv.ministres se Shëndetësisë, Mira Rakacolli mes tyre është dhe një fëmijë 13 vjeçar.
“Këto raste janë identifikuar në dy rrethe familjare, mes tyre është dhe një fëmijë 13-vjeçar, që janë identifikuar falë gjurmimit të rasteve të kryera nga epidemiologët ne terren”- tha ajo.
Rakacolli theksoi se “Kjo rritje e numrit të rasteve në Shkodër tregon edhe njëherë mos respektimin e distancimit social dhe masave të kontrollit të infeksionit që Ministria e Shëndetësisë vijon të rekomandojë çdo ditë ne komunikimet publike.
Aktualisht po kryhet hetimi epidemiologjik në terren edhe me një ekip të Institutit të Shëndetit Publik.”.
Me tej, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i beri apel qytetareve qe të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social.
“Është po kaq e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye për të parandaluar transmetimin e COVID-19”- tha Rakacolli.
Pas mandatimit si kryeministër, Edi Rama do t’i dërgojë Presidentit Bajram Begajt edhe dekretet e ministrave të rinj, të cilët…
Një 55-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia Rrugore e Durrësit, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të…
Modelja e njohur Adrola Dushi, është në një lidhje me reperin Capital T. Ajo, ka zgjedhur të provokojë ndjekësit me…
Aksioni i prishjes së bujtinave në Valbonë ka vijuar sërish sot me ndërhyrjen e IKMT dhe forcave të rendit, duke…
Të martën e 16 shtatorit, Presidenca Daneze e BE-se fton Shqipërinë që në praninë e Ministrave të Jashtëm të të…
Në tremujorin e dytë të këtij viti, numri i të punësuarve në administratë dhe sektorin publik arriti në 186 mijë…