Categories: Uncategorized

Koronavirusi, konfirmohen dy raste në Rusi

Zv/kryeministrja e Rusisë, Tatyana Golikova ka njoftuar se dy raste të koronavirusit janë konfirmuar në Rusi.

Në një konferencë për media në Moskë, Golikova tha se bëhet fjalë për dy shtetas kinezë që jetojnë në rajonet ruse Zabaykalsky Krai dhe Tyumen.

Ajo shtoi se pas zhvillimeve të fundit, qeveria ka vendosur të ndërmarrë masa shtesë për të parandaluar përhapjen e mëtejme të koronavirusit.

Rusia pjesërisht ka mbyllur kufirin e saj me Mongolinë dhe ka anuluar të gjitha fluturimet në Kinë, përpos fluturimeve të kompanisë Aeroflot në Pekin, Shanghai, Guangzhou dhe Hong Kong.

Golikova tha se Moska ka kërkuar nga Pekini që të mbajë numrin e fluturimeve të rregullta për avionët çarter që nevojiten për të evakuuar shtetasit rusë nga Kina.

Sipas të dhënave fillestare, gjithsej 341 rusë janë aktualisht në provincën kineze Hubei dhe 2.665 në ishullin Hainan.

Ajo shtoi se brenda një periudhe të shkurtër kohore, kryeministrit rus Mikhail Mishustin do t’i parashtrohet një dekret që parasheh ndalimin e dhënies së vizave të punës për qytetarët kinezë, duke shtuar se Rusia po përgatit karvanin e parë të ndihmave humanitare për Kinën.

Koronavirusi i ri, i cili për herë të parë u shfaq në qytetin Wuhan në rajonin Hubei të Kinës, thuhet se është transmetuar tek njerëzit nga kafshët, veçanërisht lakuriqët.

Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë i Kinës së fundmi njoftoi se numri i vdekjeve në Kinë nga shpërthimi i koronavirusit të ri ka arritur në 213.

Në Kinë po ashtu janë konfirmuar 9.692 raste të pneumonisë të shkaktuara nga koronavirusi, i njohur gjithashtu si 2019-nCoV.

Koronavirusi ka ngritur alarmin në nivel global, me raste të raportuara në të gjithë Azinë si dhe në Evropë, SHBA dhe Kanada.

Udhëtarët nga Kina po kontrollohen për virusin në aeroportet në mbarë botën. Disa linja ajrore kanë pezulluar fluturimet për në Wuhan dhe pjesë të tjera të Kinës.

Në një takim urgjent të ditës së djeshme, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpalli shpërthimin e virusit të ri një emergjencë ndërkombëtare. /AA/

të fundit

Berisha: Për dy ditë në tempullin e demokracisë në Bruksel, u bë pretenca ndaj Edi Ramës, farsës elektorale dhe mandateve kallp

Paradokset janë të shumëllojta, por paradoksi më i madha në fushën mediatike-komunikative ka ndodhur në Shqipëri, mbasi vizita e kryetarit…

12 minutes ago

Egla Ceno me mesazh para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Mos e ngatërroni sportin me politikën – ne jemi Shqipe!

Në prag të ndeshjes së shumëpritur mes Shqipërisë dhe Serbisë, që zhvillohet sot në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, ka…

43 minutes ago

Gruaja merr dy fëmijët e mitur dhe largohet nga banesa, 41-vjeçari ngre alarmin

Një 41-vjeçar ka ngritur alarmin në polici se bashkëshortja e tij është larguar nga banesa së bashku me fëmijët e…

1 hour ago

Mbi 2 mijë efektivë dhe 500 civilë, The Guardian për Shqipëri-Serbi: Pajisjet kundër dronëve janë gati, Ismail Morina është “zhdukur”

Jashtë një kafeneje tre blloqe larg nga Arena Kombëtare, dy burra qëndronin mbi karrige dhe po montonin pajisje në tendën…

1 hour ago

Për të 28-ën herë dështon konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë arritur as të shtunën që të konstituojnë përbërjen e re parlamentare, duke shënuar…

2 hours ago

Porti i Durrësit/ Kapet ‘Land Roveri’ me sende të paligjshme, shpallet në kërkim poseduesi kosovar

Një rast i trafikut të armëve është zbuluar në Portin e Durrësit, ku pas një kontrolli në një automjet të…

2 hours ago