Duke marrë parasysh gjendjen aktuale që ka shkaktuar edhe në vendin tonë koronavirusi, KLGJ mori vendimin për të pezulluar punën.
Ky pezullim do të zgjasë deri në datën 22 prill 2020, me përjashtim të çështjeve urgjente.
“Këto janë kohë të paprecedenta për të gjithë botën dhe ne, ashtu si dhe ju, jemi duke punuar për të gjetur rrugën më të mirë për të ecur përpara. Ne mbështesim marrjen e masave të vazhdueshme për mbrojtjen e vendit dhe të gjithë qytetarëve nga përhapja e virusit COVID-19.
Gjyqtarët e caktuar për shqyrtimin e çështjeve individuale do të zbatojnë ligjin duke garantuar mbrojtjen, sigurinë dhe aksesin në drejtësi si prioritare, kur përcaktojnë cilat çështje do të kategorizohen si “të ngutshme” apo “urgjente”, shkruhet në njoftimin e KLGJ.
Këshilli i Lartë Gjyqësor i lutet publikut dhe përdoruesve të tjerë të gjykatave të mos paraqiten pranë gjykatave, përveç rasteve kur orientohen të bëjnë një gjë të tillë nga një punonjës i gjykatës dhe për një çështje specifike. Këshilli i Lartë Gjyqësor do të vijojë të punojë me gjykatat për të menaxhuar sa më shumë që të mundet në distancë dhe kërkon mirëkuptimin dhe durimin e publikut, ndërsa kalojmë të gjithë këtë periudhë të vështirë.
Dashi Nëse jeni ne një lidhje duhet te harroni gjithçka qe keni kaluar me pare dhe te shihni me pozitivizëm…
Një tërmet me magnitudë 4.8 rihter goditi Turqinë perëndimore, në rajonin më të gjerë të Balikesirit. Tërmeti u ndje të…
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka monitoruar nga qendra e komandës së Forcave Ajrore izraelite në Tel Aviv operacionet ajrore kundër…
Dy vajzat e reja që shihni në foto janë 22-vjeçarja Elvisa Dhimaku dhe 20- vjeçarja Rozina Dhimaku. Dy motrat Dhimaku…
Gjendet e vetëvarur në banesë një e mitur 15-vjecare. Ngjarja ka ndodjur në fshatin Çukë të Sarandës. E mitura mesohet…
Pas aksidentit tragjik në aksin Sarandë-Delvinë ku humbën jetën dy persona dhe u plagos një tjetër, një aksident i rëndë…