“Do të më mungoi miku im më i mirë, i cili më mbështeti e shoqëroi në të gjithë veprimtarin time në shërbim të Pukës, këtij vendit tonë të dashur që u desh shumë punë e mund ta transformonim deri ku është sot…”
Kryebashkiaku i Pukës, Gjon Gjonaj ka bërë një shkrim dedikuar viktimës së pestë nga koronavirusi në Shqipëri.
None found
Bëhet fjalë për 48-vjeçarin Ndue Marinaj, i cili ndërroi jetë mëngjesin e sotëm nga Covid-19.
Së fundmi viktima ishte drejtor rajonal i Rezervave të Shtetit për zonën e Veriut me qendër në Pukë.
Gjonaj e cilëson Marinaj si një prej kontributorëve më të mëdhenj në bashki, jo vetëm si një biznesmen i suksesshëm gjurmët e të cilit i ndjejmë kudo, por edhe në ndihmë të familjeve në nevojë të cilat i ndihmonte në heshtje, me togfjalshin e vetem “E bëj për Zotin”.
Mesazhi i plotë i Gjonaj:
Të nderuar miq, fati i keq e deshi që sot të jem i detyruar të ndaj me Ju lajmin e kobshëm për humbjen e mikut tonë të përbashkët, Ndue Marinaj. Virusi, për të cilin ka ditë që ju them se nuk duhet marr si një lojë, na mori më të mirin prej nesh.
Ndoja i cili iku sot ashtu në mënyrë të pakuptim, do të mbahet mend gjatë si një prej kontributorëve më të mëdhenj në bashkinë tonë, jo vetëm si një biznesmen i suksesshëm gjurmët e të cilit i ndjejmë kudo, por edhe në ndihmë të familjeve në nevojë të cilat i ndihmonte ashtu në heshtje, me togfjalshin e vetëm “E bëj për Zotin”, tek i cili u dorëzua sot.
Personalisht pata fatin ta njoh që në rinin e hershme të tij, dhe gjithnjë Ndoja është dalluar në shkollë, në shoqëri, e më tej dhe në punë, si njeriu i gjendshëm kurdo e kudo. Së fundmi si drejtor rajonal i Rezervave të Shtetit për zonën e veriut me qendër në
Pukë, Ndue Morinaj do të mbahet mend gjatë për gatishmërinë dhe korrektësinë në çdo rast ndërhyrje dhe veprimit. Sot Puka ka një kontributor të shquar më pak!
Do të na mungoj një prej djemve të zellshëm që nuk reshti së kontribuari për vendlindjen e tij! Do të na mungoj një prej drejtuesve që krijoi modelin e menaxhimit të një strukture jo pak të lehë.
Personalisht do të më mungoi miku im më i mirë, i cili më mbështeti e shoqëroi në të gjithë veprimtarin time në shërbim të Pukës, këtij vendit tonë të dashur që u desh shumë punë e mund ta transformonim deri ku është sot.
Në këtë ngjarje që na tronditi të gjithëve pa masë në emër të komunitetit pukjan i shpreh ngushëllimet e sinqerta, prindërve, fëmijëve, bashkëshortes dhe të gjithë të afërmve.
Zoti na e lehtësoftë të gjithëve këtë dhimbje të madhe!
Të nderuar bashkqyetar, JU LUTEM merreni seriozisht
kërcënimin nga ky Virus. JU LUTEM tregoni kujdes. Bëjeni për veten tuaj, për familjen dhe shoqërinë. Po kalojmë kohë të vështira dhe me rrezik serioz!
Zoti na ndihmoftë të gjithëve!
U prehsh në paqe miku im!
Gjon Gjonaj
Kryetar i bashkise Pukë”
Bastisje në Tetovë, gjendet drogë, privohet nga liria një person Më 27.10.2026, nëpunës policorë të SPB Tetovë e kanë privuar…
Gjykata Themelore në Prishtinë caktoi seancën e shqyrtimit fillestar në mungesë ndaj 20 të pandehurve për krime lufte kundër popullsisë…
Të paktën 68 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pas përplasjes dhe daljes nga shinat të…
Është rënduar ndjeshëm bilanci i aksidentit hekurudhor në Spanjë. [...]Read More...
Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq noteren Anila Haxhiu, e cila akuzohet për falsifikim të…
Pogradeci - OrikuNdeshja Pogradeci – Oriku, e luajtur në stadiumin “Gjorgji Kyçyku”, ka përfunduar me rezultatin 0 - 0 e…