Categories: Uncategorized

Koronavirusi i fut frikën shqiptarëve, “zbrazin” supermarketet

Shqiptarët u gdhinë të hënën e kësaj jave me lajmin se ishin zbuluar dy raste të qytetarëve të prekur nga coronavirus diçka që duket se ka shkaktuar panik. Skenat që më herët u panë në supërmarketet e Itlaisë, Anglisë e në një sërë vendesh të tjera europiane u përsëritën edhe këtu me radhë të gjata fillimisht nëpër supermarkete në orët e paradites, teksa fluksi ka rënë në orët e darkës por sërish si ditë e hënë ishte jo normal.

Duke iu referuar te dhenave vetem ne nje rrjet te supermarketeve, “Monitor” shkruan se ka pasur rritje me 300% të shitjeve, atipike kjo për ditën e parë të javës dhe jo vetëm në pikat e integruara brenda lagjeve por edhe në hipermarketet pranë qendrave tregtare.

“Në rrjetin e supermarketeve tona kemi pasur një rritje të shitjeve me 300 për qind këtë të hënë. Duam të theksojmë se nuk do të ketë ndryshim të çmimeve, nuk do të ketë mbyllje të dyqaneve dhe nuk mungon asnjë produkt ndaj njerëzit duhet të qetësohen. Janë marrë të gjitha masat për këtë situatë, pasi u pa më herët ajo që ndodhi me vende të tjera” nënvizoi Drejtorja Ekzekutive e njerit prej rrjeteve të supermarketeve.

Blerjet nën panik të këtye diëve i ngjajnë të njëjtave blerje në volume si ato që ndodhin në festat e fundvitit, të paktën kështu e përshkruan ajo situatën e krijuar këto ditë.

Faturat mesatare të blerjeve kanë qenë mbi atë të zakonshmen për një pjesë të mirë të individëve teksa fokusi ka qenë tek blerja e miellit, makaronave, vajit, sheqerit, ujit dhe detergjentëve.

Tregu agroushqimor, “fluturojnë” portokallet

Një nga thekset e vazhdueshme që kanë vënë këto ditë mjekët për kujdesin ka qenë ajo e konsumit të vitaminës C.

E duket se nën panik përpos supermarketeve rritje të kërkesës ka pasur të hënën edhe në tregun Agroushqimor të Tiranës që ndodhet në krah të autostradës Tiranë-Durrës pak më poshtë se mbikalimi i Casa Italia.

Tregtarët e pyetur nga “Monitor” thanë se ka pasur një rritje të shitjeve që ishte e ngjashme me një ditë të shtunë të paktën për blerjet e qytetarëve dhe jo furnizim shumice ndërsa agrumet e kryesisht portokalli është blerë jo më me kilogram por me arka.

Rritje të shitjeve ka pasur edhe për fruta-perimet e tjera apo zarzavatet.

Ndalesa e radhës nëpër farmaci

Edhe farmacitë e kryeqytetit kanë raportuar rritje të kërkesës të hënën për vitamin C, alkool si dhe mjekime të tjera që merren në rastet e gripeve normalë. Ndër të tjera duket se qytetarët kanë kërkuar të marrin masa për medikamente mbi dhimbje koke, apo qetësues të lehtë. Më herët kërkesat ishin të larta për maska një kërkesë që ende mbetet.

Nën këtë situatë farmacistët e pyetur nga “Monitor” shpjeguan se qytetarëve iu është rekomanduar që nëse kanë shqetësime të mos paraqiten pranë farmacive apo të vetëmjekohen por të komunikojnë me numrin e urgjencës apo të paraqiten pranë qendrave shëndetësore ku mund të marrin ndihmë dhe mendim të specializuar. Monitor

të fundit

Horoskopi 20 dhjetor, mos u dorëzoni: Zbuloni surprizat e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Marrëdhënia ne çift nuk do jete ashtu si ju e kishit menduar. Qe ne orët e mëngjesit do debatoni…

4 hours ago

64 vite Festival i Këngës/ Drejtoresha e RTSH, Eni Vasili: Skena e identitet tonë kulturor që ka bashkuar shqiptarët përmes tingujve, sistemeve dhe kufijve

Drejtoresha e Përgjithshme e Radio Televizionit Shqiptar, Eni Vasili, përcolli një mesazh të fortë dhe emocionues gjatë Fest 64, duke…

4 hours ago

Bologna “macja e zezë” për Interin, e eliminon dhe shkon në finalen e Superkupës, përballë Napolit!

Bologna ka mundur Interin pas goditjeve të penalltive në gjysmëfinalen e dytë të Superkupës së Italisë pas goditjeve të penalltive.…

5 hours ago

“Balluku mund të zgjedhë një tmerr pa fund ose një fund të tmerrshëm”, Artan Hoxha: Veliaj, zv.kryeministrja dhe AKSHI, 3 rrënjët kryesore të pushtetit të Ramës

Gazetari Artan Hoxha foli mbi dosjen Balluku, mbrëmjen e sotme në “Kjo Javë”. Teksa po shprehej mbi korrupsionin e Ballukut…

5 hours ago

Një rikthim që askush nuk e priste/ Çfarë po ndodh mes Robertit dhe Norës?

Pas paraqitjes së tyre të përbashkët që surprizoi publikun në emisionin “Robi plaket kur don vet”, Nora Istrefi dhe Robert…

5 hours ago

OKB përplaset ashpër me SHBA-në/ Uashingtoni përshkallëzon sanksionet ndaj gjyqtarëve të GJND-së për hetimet kundër Izraelit

Kombet e Bashkuara dënuan të enjten Uashingtonin për përshkallëzimin e "hakmarrjes" kundër institucioneve ndërkombëtare pasi administrata Trump vendosi sanksione ndaj…

6 hours ago