Categories: Uncategorized

KORONAVIRUSI/ Grekët e pranojnë: Luftë, kemi para dy muaj shumë të vështirë!

“Armiku është i padukshëm, do të kemi dëme në ekonomi, por do ia dalim mbanë…”

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka dalë në një konferencë për shtyp, ku i është drejtuar me një apel të fortë qytetarëve.

Ai iu ka bërë thirrje atyre që të respektojnë masat e ndërmarra, teksa thekson se armiku me të cilin po përballen mund të jetë i padukshëm por jo i pamposhtur.

Gjatë fjalës së tij, Mitsotakis ka paralajmëruar popullin se 2 muajt e ardhshëm do jenë mjaft kritikë për vendin.

Kryeministri grek tha se shteti do të vërë në treg 2 miliardë euro, që të mbulojë pagesat e qytetarëve dhe përqindjen e kredive.

“Jemi në luftë me një armik të padukshëm. Prioriteti ynë është të shpëtojmë jetë. Ndaj vendosëm masa para vendeve të tjera. Nga nesër do jenë hapur vetëm dyqanet ushqimore. Do marrim masa të vazhdojë jeta normale. Do të mbështesim tregun dhe biznesin.

Do të vëmë në treg 2 miliardë euro. Shteti do të japë pagesë për punonjësit që nuk do të kenë rrogë. Shteti do të mbulojë përqindjen e kredive. Mos pushoni njerëz, pasi shteti do të mbështesë biznesin.

Të bashkuar do ta kalojmë këtë luftë. Nga sot janë 2000 punonjës në sistemin shëndetësor. Jemi në fillim të luftës. Mbrojtja civile do të koordinojë forcat në këtë luftë. Personeli mjekësor meriton një falenderim. Janë heronj që na shpëtojnë çdo ditë. Rrini në banesat tuaja. Është detyrë të qëndrojmë në shtëpi, të mbrojtur dhe jo të vetmuar. Duhet të mbrojmë të moshuarit dhe grupet që mund të preken më fort nga sëmundja. Bëni kujdes që të mos preken të tjerë prej jush.

Dy muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë për vendin. Do të merren masa për këdo që përfiton nga kjo situatë, por edhe ndaj atyre që mashtrojnë dhe keq informojnë opinionin publik. Dita e ardhshme do të jetë e vështirë. Ekonomia duhet t’i përshtatet luftës. Duhet të bindemi që të mos kemi viktima. Duhet të mbrojmë çdo grek, pavarësisht moshës.

Për t’i mbrojtur ata, do të marr çdo kosto. Armiku është i padukshëm, do të kemi dëme në ekonomi, por do ia dalim mbanë. Antibiotiku do të gjendet dhe do të dalim fitues nga kjo luftë”, tha ai.

të fundit

Aksident i rëndë në autostradën Levan–Tepelenë, automjeti përplas furgonin me turistë

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Levan–Tepelenë, në afërsi të fshatit Kafaraj. Në ngjarje janë përfshirë…

30 minutes ago

Erdogan bisedë telefonike me Zelenskyyn: Turqia vazhdon të mbështesë sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka zhvilluar ditën e sotme një bisedë telefonike me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelenskyy.…

48 minutes ago

Zjarr ‘dëbon’ banorët në Gramsh, familjet largohen me lot në sy

Zjarri që përfshiu mbi shtatë fshatra në Gramsh ka nxjerrë nga shtëpitë qindra banorë, të cilët iu kërkua të evakuohen…

1 hour ago

Malësoret ruajnë traditën, zgjidhet më e bukura e Bjeshkëve! Kush është vajza që “rrëmbeu” kurorën, prej vitesh jeton në Kanada

Ashtu sikurse dhe çdo vit fundjavën që lamë pas u mbajt në Qafën e Predecelit “Miss Bjeshka”, një nga traditat…

1 hour ago

Situatë kritike me zjarret në Gramsh/ Presidenti Begaj: Thirrje për ndërgjegjësim, banorët të bashkëpunojnë emergjencat civile

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj shpërndau një mesazh për situatën kritike, të krijuar nga zjarret në vend. Kreu i shtetit…

2 hours ago

Ministria e Mbrojtjes tjetër thirrje urgjente: Të largohen menjëherë banorët e Skënderbegasit! Ekipet e emergjencës po evakuojnë fshatrat Spanesh dhe Kazie

Harta e zonave të përfshira nga zjarret në rrethin e Gramshit po zgjerohet më tej, teksa era po favorizon përhapjen…

2 hours ago