Categories: Uncategorized

KORONAVIRUSI/ Bëni mirë të hiqni këpucët sapo hyni në shtëpi!

Heqja e këpucëve para se të hyni në shtëpi mund të duket si një zakon i maniakëve të pastërtisë, por ka një arsye të fortë përse këshillohet.

Lëvizja nëpër shtëpi me këpucë që i kemi përdorur gjatë gjithë kohës në rrugë sjell shumë baktere, viruse, toksina, ndër të cilat përfshihet edhe bakteri E.Coli.

Të lidhura

None found

Gjatë ditës ndodh që të shkelim në papastërti zogjsh, qensh, plehra apo gjëra të tjera, si dhe të shkojmë në tualete publike. Kontakti me këto baktere mund të shkaktojë diarre dhe probleme të tjera si meningjiti.

Ky është vetëm një lloj bakteri që që kemi në këpucët tona pasi një ekzaminim laboratorik është i mjaftueshëm për të na thënë se nën këpucë jetojnë mesatarisht mijëra lloje të ndryshme të baktereve.

Të njëjtat baktere shumohen dhe nëse nuk i hiqni këpucët në shtëpi, ju ndotni mjedisin ku jetoni ju dhe fëmijët tuaj.

Një tjetër bakter i keq është C. Difficile, i cili mund të shkaktojë temperaturë, kollitje, humbje ekuilibri apo dhimbje trupi. Nga një studim i vitit 2017 u zbulua se ky bakter jetonte në 25% të këpucëve të njerëzve të ekzaminuar.

Herën tjetër që hyni në shtëpi, nuk është e rëndësishme që thjesht të fshini këpucët për të hequr papastërtinë e dukshme, por ti lini diku jashtë ambientit ku jetoni.

Nëse mendoni që askush nuk ka vdekur prej kësaj, duhet të dini që bakteret në shtëpi prekin fëmijët dhe të moshuarit me sistem të dobët imunitar. Për të parandaluar të gjitha këto probleme, nuk duhet të justifikoheni më.

Parandalimi i përhapjes së baktereve është më i thjeshtë kur i hiqni tek dera dhe shkoni menjëherë për të larë duart.

Këto këshilla janë më të rëndësishme se kurrë në këtë periudhë pandemie koronavirusi, ku sugjerohet se higjena personale e mban larg infeksionin.

të fundit

Ardita Sinani: Nëntori, mes kujtese historike dhe përgjegjësie për ardhmërinë kombëtare

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka marrë pjesë në pritjen solemne të organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, me…

4 minutes ago

Valverde zbulon çelësin e përmbysjes së Realit: Një lojtar e transformoi ndeshjen

Kapiteni i Real Madridit, Federico Valverde, ka vlerësuar ndikimin e Jude Bellinghamut në përmbysjen e madhe të skuadrës madrilene ndaj…

9 minutes ago

Systemic solution sought for nurse shortage in North Macedonia hospitals

Në Maqedoni te Veriut Mungesa e personelit shëndetësor krijon mbingarkesë në punë dhe kushteve të vështira në spitale si dhe…

31 minutes ago

On the eve of November 28, Haxhiu: This holiday unites Albanians from Tirana and Pristina to Tetovo and Presevo

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Prishtinë, në prag të…

32 minutes ago

Shiroka Pula on November 28: more Kosovo in Albania and more Albania in Kosovo

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka theksuar rëndësinë historike dhe kombëtare të 28 Nëntorit, duke e cilësuar këtë datë…

32 minutes ago

In Manchester, Bogujevci presents the Creative Economy Strategy 2027–2035

Qeveria e Kosovës po punon në politika të reja për fuqizimin e ekonomisë kreative, me synimin që ky sektor të…

32 minutes ago