Koronavirusi ka shkaktuar problematika në të gjitha bizneset të cilat kanë mbyllur qepenin, por problematika më të mëdha kanë hasur kompanitë e fluturimit.
Shumë fluturime janë anuluar duke lënë udhëtarët izoluar nëpër aeroporte, pa një zgjidhje.
Nisur nga situata e krijuar, kompania WizzAir që bën linjën Memingen Gjermani-Tiranë nuk kreu sipas parashikimeve fluturimin e radhës ditën e sotme duke lënë në aeroport qindra shqiptarë.
Mes atyre që pritën disa orë në aeroportin e Memingenit është edhe kreu i partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka.
“Kam katër ditë në Gjermani. U paraqita sot në mëngjes në aeroport dhe avioni nuk u nis. Kjo, jo për shkak të koronavirusit, por sepse punonjësit nuk u paraqiten në punë. Kishte një neglizhencë të madhe nga kompania. Ndërhynë ministria e Jashtme dhe Konsullata në Mynih deri sa zgjidhën çështjen. Tani kemi bërë check in dhe do të nisemi”, u shpreh ai në një intervistë telefonike në Abc News. /albeu.com/
Pas një periudhe heshtjeje dhe fshirjes së këngës së tyre nga YouTube, Fifi ka bërë një lëvizje të papritur duke…
Këtë të hënë, një aksident i dyfishtë ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, ku 6 persona kanë mbetur të plagosur,…
Këngëtarja britanike, Jessie J, 37 vjeçe, ka treguar se po kalon momente të vështira në betejën e saj me kancerin…
Një trend i pazakontë po qarkullon në mesin e brezit të ri: lodrat Labubu po trajtohen si pasuri të vërteta…
Këtë të hënë, gjatë një deklarate për media, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një tjetër denoncim publik në…
Një fermë bagëtish të imta në fshatin Val të Martaneshit në Bulqizë, është prekur nga sëmundja e murtajës. Burime bëjnë…