Frika e koronavirusit ka izoluar 11 komuna në Itali pasi numri i të prekurve ka arritur në 132.
Nuk dihet ende nëse mes tyre ndodhet ndonjë shqiptar, por në zonën e kuqe janë të paktën 481 shqiptarë të izoluar.
Në rajonin e Venetos, një prej zonave më të prekura nga koronavirus, është komuna Vo Euganeo ku për momentin janë verifikuar 12 persona të infektuar e ku jetojnë 16 shqiptarë.
Deri tani, është bërë bilanci i shqiptarëve që jetojnë në 11 komunat e izoluara, shkruan Ora News.
Në Codogno jetojnë 167 shqiptarë që përbëjnë 8,3% të popullsisë së huaj në këtë komunë. Në Casalepusterlengo jetojnë 198 shqiptarë e që përbëjnë 8.1 % të popullsisë së huaj në këtë territor. Në komunën Castglione D’Adda jetojnë 27 shqiptarë e që përbëjnë 7.9% të popullsisë së huaj banorë në këtë komunë. Në Fombio jetojnë 9 shqiptarë e që përbëjnë 6.1% të popullsisë së huaj në këtë qytezë.
Në Maelo jetojnë 13 shqiptarë e që përbëjnë 4.8% të popullsisë së huaj që banojnë në këtë qytezë. Në Somaglia jetojnë 33 shqiptarë e që përbëjnë 6.5% të popullsisë së huaj në këtë komunë.
Në Bertonico jetojnë 17 shqiptarë e që përbëjnë 10.9% të popullsisë së huaj banorë në këtë qytezë. Në komunën Terranova dei Passerini nuk jeton asnjë emigrant shqiptar. Në Castelgerundo jeton vetëm 1 emigrant shqiptarë e që përbën 0.7% të popullsisë së huaj që jeton në këtë territor.
Në komunën San Fiorano nuk jeton asnjë emigrant shqiptarë. Në komunën Vo Euganeo jetojnë 16 shqiptarë e që përbëjnë 10.6% të popullisë së huaj në këtë komunë.
Policia e Shkodrës, ka marrë në pyetje rreth 20 persona në lidhje me masakrën e regjistruar mëngjesin e 8 shtatorit…
Këtë të premte 12 Shtator 2025, gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, Presidenti i vendit Bajram Begaj, ka dekretuan qeverinë…
Elseid Hysaj, ishte pjesë e historisë në Europianin e 2016, teksa luajti edhe në ndeshjen e famshme të Beogradit kur…
Kryeministri i vendit Edi Rama, ka mbërritur në ambientet e Presidencës, ku pritet t’i dorëzojë Presidentit Bajram Begaj emrat e…
Nga Skyweb.al Diella, ministrja më e veçantë e qeverisë Rama, është bërë lajm ndërkombëtar sot. Rama di se si ta…
Fundi i vitit, sjell trazira të forta të brendshme për Binjakët dhe Peshqit, dhe Saturni dhe Urani retrogradë e thellojnë…