Categories: Uncategorized

Konsumonte vetëm mjaltë, hudhër dhe limon: Lideri që u tall me COVID-19 përfundon në spital

Nuk ishte i vetmi lider botëror që tallej me koronavirusin, deri në muajin mars.

Ndryshe nga shumë të tjerë, gjithsesi, ai nuk toleronte mendimin ndryshe, duke kërcënuar mjekët dhe gazetarët që sugjeronin masa shtrënguese.

Të lidhura

None found

Por Ramzan Kadyrov, presidenti dhe sunduesi pa rivalë i Çeçenisë, e kishte recetën e tij.

“Mjaltë, limon dhe hudhër” ishin më se të mjaftueshëm për 43-vjeçarin që prej të paktën 10 vitesh bën ligjin në Grozny.

Por ditët e fundit, fillimisht sipas disa portaleve opozitare por më vonë të mbështetura edhe nga agjencitë shtetërore si Tass dhe Interfax, lideri çeçen është infektuar nga COVID-19, dhe është transportuar në Moskë me aeroplanin e tij personal, ku po kurohet në Spitalin klinik Qendror, që zakonisht preferohet nga nomenklatura ruse.

Pak dihet për gjendjen e tij, por disa burime flasin për dëme të mëdha në mushkëri.

Bashkë me të atin Akhmad, ai ka luftuar me vite rusët gjatë luftës së parë në Çeçeni.

Por me ardhjen në pushtet të Putin, gjithçka ndryshoi për familjen e tij, dhe mbështetja e tyre ndaj forcave ruse kundër rebelëve që kishin mbetur gjatë luftës së dytë çeçene, në 1999, i hapi dyert e pushtetit.

Mbështetja e Putin ka transformuar republikën autonome, me financime të mëdha që kanë shëruar disi plagët e luftës, por qeverisja e Kadyrov mbetet autoritare, dhe janë të shumta akuzat për tortura ndaj opozitarëve. /A2

të fundit

Koleksionistja që takoi Dianën në moshën 12-vjeçare ka shpenzuar 1.9 milionë dollarë për sendet e saj

Një koleksion i jashtëzakonshëm me më shumë se 800 veshje, aksesorë dhe sende personale të Princeshës Diana po tërheq vëmendjen…

4 minutes ago

Mickoski: Work continues on economic reforms, the rule of law and how institutions function

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka bërë të ditur se sot është mbajtur një takim kushtuar Agjendës së…

5 minutes ago

Police withdraw from Rinia Park after facing off with protesters

Një pjesë e protestuesve janë zhvendosur te parku Rinia, te Tajvani. Ndërsa përballë tyre janë vendosur forca të shumta policie,…

5 minutes ago

Verbal clash on “Dëshmorët e Kombit” Boulevard as protester tells police: “Don’t act tough behind masks!

Një protestues ka debatuar ashpër me efektivët e policisë të vendosur në rresht në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke iu…

5 minutes ago

Fire in four-storey apartment building in Lezhë, several residents taken to hospital with injuries and signs of asphyxiation

Një zjarr ka përfshirë katin e parë të një pallati 4-katësh në lagjen “Skënderbeg” në qytetin e Lezhës. Dyshohet se…

5 minutes ago

Policia tërhiqet nga parku “Rinia” pasi u pozicionua përballë protestuesve

Një pjesë e protestuesve janë zhvendosur te parku Rinia, te Tajvani. Ndërsa përballë tyre janë vendosur forca të shumta policie,…

7 minutes ago