Ditën e sotme është regjistruar një tjetër situatë skandaloze pranë ambjentëve të Teatrit Kombëtar. Kompania ‘Iliryan Guard’, e cila është në pronësi të Ministrisë së Brendshme, ka ndaluar mediat që të hyjnë në oborrin e Teatrit, pa asnjë sqarim se pse duhet të ndodhë kjo, dhe pa asnjë urdhër zyrtar.
E vetmja gjë që thonë nën zë punonjësit e kësaj kompanie, është që ky ishte një urdhër nga eprorët e tyre, por pa dhënë detaje të mëtejshme.
Kujtojmë se ditën e djeshme, policia Bashkiake u vendos para Teatrit Kombëtar dhe pati konfrontim me artistët, të cilët u mbkllodhën menjëherë aty, në mbrojtje të godinës. Kalimi i Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës është konsideruar si “pazar” nga mbrojtësit e Teatrit, dhe është bërë shkak që tensionet mes palëve të rriten. Efektivët e policisë u larguan dje duke lënë një letër konstatim që tregon se teatri është në pronësi të Bashkisë së Tiranës.
Dhe në këtë kuadër edhe sot punonjësit e kompanisë që është në varësi të Lleshajt, nuk lejojnë as mediat që të bëjë punën e saj. Aktivistët kanë kaluar me turne gjatë natës në ruajtje të godinës, dhe shprehen të vendosur se nuk do të lëshojnë pe, në ruajtje të saj, dhe që do të ndalin ccdo plan të Bashkisë për shembjen.
Dashi Venusi do të jetë në anën tuaj dhe pas një sërë vështirësish që keni kaluar, më në fund dashuria…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç e ka përsëritur të hënën thirrjen e tij për dialog me protestuesit, pas nëntë muajve…
Kujtim Luka 66 vjeç është viktima e aksidentit të mbrëmjes së kësaj të hëne në Vorë. Sipas raportimeve, Luka u…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së fundi ka zhvilluar një intervistë për televizionin polak “TVP World” ndërsa është pyetur për…
Muaji shtator shënon nisjen zyrtare të legjislaturës së re parlamentare në Shqipëri, pas zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura më 11…
Prindërit dhe gjyshi i vajzës 4-vjeçares shqiptare që u mbyt në pishinën e një vile në Paxos janë liruar me…