Categories: Uncategorized

“Koka” e rrjetit, kush është shqiptari që urdhëroi nga burgu i Ekuadorit tre bandat për rrëmbimin e Prengës

Përvec zgjerimit të hartës së trupi për gjetjen e trupit të Jan Prengës, burime policore kanë njoftuar se janë zbuluar në bazë të përgjimeve në marrëveshje dhe me autoritetet britanike se cili ka qenë personi që ka urdhëruar pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës.

ABC Neës raporton se bëhet fjalë për Dritan Gramoz Rexhepi, sipas policisë ky është personi që porositi nga burgu në Ekuador pengmarrjen e Jak Prengës.

Të lidhura

None found

Rexhepi ndodhet në burg në Ekuador që prej vitit 2014, aty ai njihet edhe me emrin Lulzim Murataj.

Për autoritetet shqiptare por jo vetëm Rexhepi njihet si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore pasi ai ka kryer një sërë veprash të rënda penale jo vetëm në Shqipëri.

Dritan Rexhepi, i njohur si “koka” i një rrjeti trafiku kokaine, në bazë të përgjimeve ka komunikuar më vëllain e Jan Prengës, Astrit Prengën i cili ndodhet në burg në Mbretërinë e Bashkuar.

Rexhepi mësohet se i ka kërkuar Astrit Prengës që të japë sqarime në lidhje me drogën që ka humbur.

Astriti mendohet se ka patur për detyrë që të marrë lëndën narkotike nga porti i Portsmooth në Britaninë e Madhe dhe ta dërgojë në destinacionin final por droga nuk është dorëzuar nga Astrit Prenga.

Duke qenë në këtë situatë Rexhepi ka dhënë urdhrin për rrëmbimin e vëllait Jan Prengës, urdhër i cili u zbatua në 17 janar.

Në përgjime të tjera gjithashtu kanë dalë se familjarë të Jan Prengës kanë dërguar persona për pajtim gjaqesh në Bardhaj të Shkodrës për të bërë të mundur qetësimin e situatës, dhe Jan Prenga të kthehej i gjallë pranë familjes.

Por në fakt tashmë policia ka konfirmuar se Jan Prenga ka humbur jetën.

Ditën e nesërme do të caktohet masa e sigurisë për 5 personat tashmë të arrestuar.

Renea gjithashtu ka patur një aksion ditën e sotme në Shkodër ku sipas burimeve ky operacion ka të bëjë pikërisht me pengmarrjen e Jan Prengës.

të fundit

Blick i bën thirrje Federatës Zvicerane të reagojë ndaj interesimit të Shqipërisë për Lutfi Dalipin dhe Samuel Krasniqin

Kombëtarja e Shqipërisë është e fokusuar në afrimin e dy talentëve që po shkëlqejnë në Zvicër, pra atë të Vaduzit…

4 minutes ago

Bjellorusi, të paktën 22 të burgosur politikë mbahen në spitale psikiatrike pa afat

Të paktën 22 të burgosur politikë në Bjellorusi po mbahen në spitale psikiatrike, ku u nënshtrohen trajtimeve të detyrueshme pa…

15 minutes ago

Protestuesja para Kryeministrisë: Na trajtuan si të paditur, Rama do të rrëzohet, nëse jo sot, nesër

Një protestuese e pranishme para Kryeministrisë ka mbajtur një fjalim të ashpër, duke kundërshtuar mënyrën se si Policia e Shtetit…

16 minutes ago

Kreditë e reja shtrenjtohen në Maqedoninë e Veriut

Kreditë në Maqedoninë e Veriut po bëhen gjithnjë e më të shtrenjta, ndërsa qytetarët dhe kompanitë përballen me norma më…

20 minutes ago

Rogert Sterkaj feston 40-vjetorin, ja kush janë ish-banorët e BBVA që e kanë uruar publikisht

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Rogert Sterkaj, feston sot një ditë të veçantë, 40-vjetorin e lindjes. Ka qenë vetë…

23 minutes ago

European Democrats call for independent investigation into allegations after protest in Tirana: Torture has no place in Europe

Demokratët Europianë kanë reaguar lidhur me protestën e zhvilluar një ditë më parë në Tiranë, duke shprehur shqetësimin për pretendimet…

24 minutes ago