Categories: Uncategorized

KLGJ jep dy vendime: Çfarë po ndodh me kandidaturat e emërimeve në Gjykata

KLGJ ka miratuar sot kandidaturat për vendet vakante në Gjykatën e Posacme të Shkallës së Parë dhe Apelit, si dhe ato të kandidatëve magjistratë për të vijuar garën.

Në vazhdim, KLGJ do të vijojë me hapa të tjerë deri në shpalljen e fituesve dhe emërimin në gjykata. Në rastin e Gjykatës së Lartë, janë 8 kandidatë në garë për katër vende vakante.

Të lidhura

None found

Në funksion të plotësimit të vendeve vakante në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dhe atë të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, KLGJ miratoi vendimet për plotësimin e katër kritereve për ngritjen në detyrë në këto gjykata nga kandidatët z. Erjon Çela, znj. Miliana Muça, znj. Daniela Shirka dhe znj. Iliriana Olldashi si dhe vijimin e procedurës së verifikimit për kriteret e tjera ligjore të kandidimit të tyre.

Gjithashtu në vijim të rendit të ditës, në kuadër të ecurisë për ringritjen dhe funksionalitetin e plotë të Gjykatës së Lartë, KLGJ miratoi vendimet për verifikimin e plotësimit të tre kritereve të kandidimit për ngritjen në detyrë në këtë gjykatë për kandidatët magjistratë përkatësisht z. Klodian Kurushi, z. Sokol Ibi, znj. Albana Boksi, znj. Alma Hicka, znj. Klodiana Veizi, znj. Manjola Xhaxho, z. Gent Medja dhe z. Sokol Ngresi.

të fundit

Ronela Hajati: Si kryeministre do të rrisja pagat e pensionet, nuk njihja as emrin e presidentit

E ftuar në emisionin “Live me Luizin”, Ronela Hajati, ka komentuar pak edhe situatën që ndodhet Shqipëria së fundi. [...]Read…

2 minutes ago

Gërvalla fton shqiptarët e Luginës të mbështesin me votë Koalicionin Shqiptar më 25 tetor

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, u ka bërë thirrje shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë që më 25…

2 minutes ago

Franca mobilizon 70 mijë policë e xhandarë për të shtunën, kufizime dhe siguri e shtuar në protesta

Franca do të angazhojë 70 mijë efektivë policie dhe xhandarmërie në të gjithë vendin të shtunën, për të parandaluar përsëritjen…

8 minutes ago

VIDEO/ Asani vijon serinë e golave, sulmuesi kuqezi shënon sërish për Esteghlal FC

Jasir AsaniNë ndeshjen mes Chadormalu dhe Esteghlal FC, e mbyllur në barazim 1 - 1, e vlefshme për javën e…

8 minutes ago

Rreth 2.000 euro për privatizimin e tokës, 24-vjeçarja nga Shkupi denoncon mashtrimin nga një ish-punonjës i Kadastrës

Ministria e Brendshme informon se dje pasdite në orën 14:00 në SPB Shkup, një 24-vjeçare nga Shkupi ka raportuar se…

11 minutes ago

Tetova përballet sërish me ajrin e ndotur, ekspertët kërkojnë investime kapitale dhe subvencione

Vjeshta në Tetovë nuk sjell vetëm peizazhe të zverdhura, por edhe alarmin e përhershëm të ajrit të ndotur. Megjithëse temperaturat…

12 minutes ago