Plazma e personave të shëruar nga koronavirusi, përmban disa antitrupa që mund të ndihmojë njerëzit e infektuar me Covid-19 dhe që ndodhen në gjendje të rëndë.
Përmes kësaj terapie, Gjermania do të luftojë koronavirusin derisa të shpiket kura dhe vaksina e posaçme kundra këtij virusi.
None found
Shoqata e Infermierëve Shqiptarë në Gjermani, shkruan në një postim në Facebook se aktualisht po u bëhet thirrje pacientëve me Covid-19, të cilët janë shëruar për të dhuruar plazmën e gjakut.
POSTIMI I PLOTË:
Imunizimi pasiv anti Covid-19
Terapia me të cilën Gjermania do të luftojë koronavirusin dhe do të shpëtojë jetët e njerëzve, derisa të shpiket kura dhe vaksina e posaçme kundra këtij virusi.
Nën moton ”Dhurimi i gjakut shpëton jetë” Spitali Universitar Münster dhe Shkolla Mjekësore në Hannover, aktualisht po u bëjnë thirrje pacientëve me Covid-19, të cilët janë shëruar për të dhuruar plazmën e gjakut.
Kjo plazmë përmban antitrupa dhe mund të ndihmojë njerëzit e sëmurë rëndë e që kanë zhvilluar mbrojtje të dobët, të kurohen.
Ky imunizim i ashtuquajtur pasiv ka qenë përdorur me sukses për poliomielitin, fruthin dhe Ebolan.
Më poshtë u bëhet thirrje atyre që kanë kaluar dhe që janë shëruar nga Covid-19 dhe që vullnetarisht dëshirojnë të dhurojnë plazmën nga gjaku i tyre për të kuruar të tjerë të prekur.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijon numërimi i votave për zgjedhjet e mesmandatit të 3 nëntorit, të cilat do…
Lajmet po vijnë me një ritëm aq të shpejtë pas humbjes zgjedhore të 25 tetorit të ish-liderit autoritar serb, Aleksandar…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në qytetin e Chiari-t, në Itali, ku 21-vjeçari Eduart Xhani dyshohet se…
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijon numërimi i votave për zgjedhjet e mesmandatit të 3 nëntorit, të cilat do…
Lajmet po vijnë me një ritëm aq të shpejtë pas humbjes zgjedhore të 25 tetorit të ish-liderit autoritar serb, Aleksandar…
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka nisur numërimi i votave për zgjedhjet e mesmandatit, të zhvilluara më 3 nëntor,…