Categories: Uncategorized

Kishte në dorë luftën dhe paqen në Lindjen e Mesme, kush është gjenerali që u vra nga SHBA-të

Gjenerali shumë i rëndësishëm i Iranit, Qasem Soleimani është vrarë në Irak nga një sulm ajror i SHBA.

62-vjeçari i cili konsiderohej si një nga ushtarakët më më ndikim në të gjithë lindjen e mesme, drejtoi operacionet ushtarake iraniane si kreu i forcës elitare Quds Force të Iranit.

Të lidhura

None found

Pentagoni konfirmoi se është vrarë “me urdhër të Presidentit”, duke iu referuar Donald Trump.

Truri i sulmit ndaj Izralit si edhe i aktivitetit ushtarak të Iranit jo vetëm në Siri, por edhe në të gjithë zonën ka qenë pikërisht Gjeneral Major Qaseeim Suleimani.

Ai ishte udhëheqësi i forcave “Kuds” të Gardës Revolucionare.

“Kuds” janë forcat speciale të kësaj garde që operojnë për interes të Iranit jashtë territorit të vendit.

Garda Revolucionare nuk është pjesë e ushtrisë së Iranit, por merr urdhra direkt nga Ajatollah Khameini.

Qaseeim Suleimani ishte një burrë 62 vjeçar, babai i pesë fëmijëve.

Ai filloi të punonte në ndërtim që në moshën 13 vjeçare për të ndihmuar familjen e tij në Iranin jugor.

Revolucioni islamik i vitit 1979 në Iran e gjeti atë 22 vjeç. Me zellin e moshës dhe bindjet e tij, ai iu bashkua Gardës Revolucionare që u ngrit për të mbrojtur revolucionin e ajatollahëve.

Ai mori drejtimin e Gardës Revolucionare në fund të luftës Iran-Irak në vitin 1988 para se të bëhej drejtuesi i Forcave Speciale të saj, pikërisht ato “Kuds”.

I përkushtuar tërësisht për mbrojtjen e Republikës Islamike, ai është cilësuar si një “martir i gjallë” në vitin 2005 nga Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei.

Soleimaini u akuzua nga SHBA-të në vitin 2008 se ishte personi përgjegjës për trajnimin dhe armatosjen e militantëve shiit në Lindjen e Mesme kundër forcave amerikane në Irak.

Izraeli pretendon se njësia që ai drejtonte është pas sulmeve anti-izraelite të verës 2012 si edhe bombardimeve të një qendre të bashkësisë hebraike në Buenos Aires në vitin 1994.

“Ai mbështet lëvizjen palestineze Hamas si edhe ka armatosur lëvizjet shiite në gadishullin arabik. Soleimani ka lidhje edhe në Turqi dhe e gjitha kjo ka tërbuar monarkitë arabe në Gjirin Persik. Qaseeim Suleimani imponon vullnetin e Iranit në të gjithë Lindjen e Mesme”, shkruante “The World” në vitin 2017 për të.

“E njeh Sirinë si xhepin e tij dhe ka një njohuri shumë të mirë për Irakun”, tha një burim diplomatik për AFP disa vjet më parë.

Për më tepër, “ai është jashtëzakonisht i respektuar nga njerëzit e tij falë karrierës dhe karizmës së tij”, vijon AFP.

Në vitin 2011, një zyrtar i lartë amerikan i intervistuar nga “Guardian” e krahasoi atë me “Keyser Söze”, heroi i “The Usual Suspects”. /Përgatiti: Albeu.com/

të fundit

Doli: 15 more miners brought out of the mine

Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim…

8 minutes ago

Father waits in tears for his son to be brought out of the Trepça mine

Me lot në sy dhe i shqetësuar për fatin e djalit të tij, një baba po pret me ankth jashtë…

9 minutes ago

Trepça miner after emerging from underground: Colleagues are well and climbing toward the exit

Ka filluar dalja e minatorëve nga miniera e Trepçës pas ngujimit të tyre nën tokë. Njëri nga minatorët që sapo…

9 minutes ago

Doli: 15 minatorë të tjerë u nxorën nga miniera

Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim…

32 minutes ago

Baba me lot në sy pret nxjerrjen e djalit nga miniera e Trepçës

Me lot në sy dhe i shqetësuar për fatin e djalit të tij, një baba po pret me ankth jashtë…

43 minutes ago

Trepça miner recounts moments trapped in mine

Ka folur njëri prej 63 minatorëve që kanë mbetur të ngujuar sonte në horizontin e 11-të të minierës së Trepçës.…

53 minutes ago