Policia e Tepelenës ka mundur të kapë dhe arrestojë dy të rinj nga Tirana, të cilëve iu është gjetur armë dhe drogë.
Bëhet fjalë për Bledi Haka 32 vjeç dhe Rigert Cekani 30 vjeç. Të dy ata janë ndaluar nga policia teksa po qarkullonin me makinë dhe gjatë kontrollit i kanë kapur 10 gramë kokainë, një pistoletë si edhe një thikë.
Haka është një emër i njohur për drejtësinë, ku në tetor të 2019 është arrestua në Tiranë me një makinë luksoze të cilës i kishte vendosur bllokues valësh pasi i trembej një eliminimi të mundshëm me eksploziv.
Si u kap Haka tetorin e vitit të kaluar
Bledi Haka është arrestuar te “Liqeni i Thatë” në Tiranë, ku brenda automjetit të tij u gjet bllokues valësh të celularëve, një pajisje e avancuar kjo për grupet kriminale.
Krahas saj, policia ka sekuestruar edhe lëndë narkotike, armë dhe një sasi të madhe parash.
Edhe më herët, në vitin 2012, për shkak të një konflikti në një lokal ka përfunduar i plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Porcelanit, ndërkohë që një person qëlloi me armë zjarri drejt Bledi Hakës dhe dy personave te tjerë që po rrinin jashtë një lokali në lagje.
Tre personat që ndodheshin në tavolinë, dyshohet se kanë pasur një konflikt me pronarin e lokalit, shtetasin me iniciale Sh.Sh, 47 vjeç.
Ky i fundit besohet se u ka treguar të afërmve për konfliktin që kishte me tre personat që ishin ulur në lokalin e tij dhe, për pasojë, nipi i pronarit, shtetasi Endrit Daci, ka shkuar në vendin e ngjarjes me një kallashnikov.
Ai ka shtënë me armë, duke plagosur sipas gjykatës, shtetasin Bledi Haka dhe Dritan Qello. I lënduar lehtë ka mbetur edhe vetë pronari i lokalit, i cili ka marrë ndihmë mjekësore ne spital.
Autori i masakrës së Shkodrës, Ragip Gila është izoluar në paraburgimin 302 në Tiranë. Bëhet me dije se Gila po…
Gjatë ditës së sotme, xhudisti i talentuar, Dardan Cena, u shpall kampion ballkanik në kategorinë e seniorëve, duke siguruar medaljen…
Deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çelaj ka reaguar në lidhjet me aksionin e IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje…
Autoritetet në Poloninë lindore, në rajonin kufizues me Ukrainën, u vunë në gatishmëri të lartë të shtunën pasdite, pasi u…
Një shpërthim i fortë ndodhi sot në një kafene në kryeqytetin spanjoll, Madrid, duke plagosur 21 persona, tre prej të…
Charles Kupchan, nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë në Uashington, thotë se vendimi i Shteteve të Bashkuara për të pezulluar…