Categories: Uncategorized

Kishte denoncuar kushëririn për përdhunim, si 20 vjeçarja në Korçë i dha fund jetës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Orman të Maliqit, ku një 20-vjeçare i dha fund jetës duke u vetëvarur.

Mësohet se vajza u gjet e pajetë nga familjarët, ndërsa i kishte dhënë fund jetës duke u vetëvarur në katin e tretë të banesës së saj.

Të lidhura

None found

Almesa Manoku kreu aktin fatal të vetëflijimit, duke u vetëvarur me litar, ndërsa gjatë kohëve të fundit, ajo ishte në gjendje të rënduar psikologjike. Ky fakt ishte pohuar më herët edhe nga të afërmit e 20-vjeçares.

Kjo për shkak të së kaluarës që kishte pasur vajza, me një të afërmin e saj. Kjo ngjarje i kishte shkaktuar asaj gjendje ankthi, ndërsa kishte degraduar duke i shkaktuar asaj edhe probleme të shëndetit mendor.

ÇFARË NDODHI NJË VIT MË PARË

Një ngjarje tronditëse ishte shënuar në jetën e të resë një vit më parë, kur ajo u detyrua të denonconte djalin e xhaxhait të saj për ngacmim seksual. Alban Manoku, 32- vjeçari, kishte ngacmuar seksualisht vajzën e xhaxhait dhe për këtë vepër penale ishte dënuar nga gjykata. Ai kishte vuajtur 8 muaj burg, ndërsa më pas, dënimi i tij ishte lehtësuar dhe ai ndodhej nën masën e sigurisë “Arrest shtëpie”.

Në fshatin ku u regjistrua ngjarja tronditëse, ai njihej si përdorues i alkoolit dhe një person i paqëndrueshëm, ndërsa problemet e shëndetit mendor të vajzës ishin të njohura edhe nga pjesëtarë të tjerë të familjes. Por Policia është ende duke verifikuar nëse akti fatal i së resë ka lidhje me daljen nga burgu të kushëririt të saj apo nëse fshihen shkaqe të tjera, që mund të kenë ndikuar te vendimi për t’i dhënë fund jetës.

FAMILJA

Menjëherë sapo kanë gjetur trupin e pajetë të 20- vjeçares, familjarët kanë tentuar ta dërgojnë në spital për ndihmë mjekësore, por gjithçka ka qenë e kotë, vajza kishte humbur jetën si pasojë e mbytjes nga litari. Ata kanë lajmëruar edhe Policinë, e cila ka kryer të gjitha veprimet e nevojshme në vendin e ngjarjes. Po ashtu, familjarët e vajzës janë shoqëruar në Polici, për të dhënë deklarimet e tyre rreth shkaqeve që mund të kenë çuar vajzën deri në vetëvrasje.

Sipas burimeve, ata janë shprehur se prej një viti, vajza kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor, por që asnjëherë nuk e mendonin se do të kryente këtë akt të rëndë. Sipas tyre, e reja rrinte shumicën e kohës e veçuar nga pjesëtarët e tjerë të familjes. Shkak për këto, familjarët mësohet se janë shprehur se është ngjarja e ndodhur një vit më parë me të afërmin e tyre.

Që prej asaj periudhe, vajza ka rënë në depresion, si pasojë e ngacmimeve të bëra nga 32- vjeçari. Po ashtu, shenjat e depresionit janë shfaqur edhe më shumë kohët e fundit, kur i afërmi i tyre që kishte abuzuar me vajzën ishte liruar nga burgu, duke u lënë në masë sigurimi “Arrest shtëpie”. Ata kanë hedhur dyshimet se mos abuzuesi mund ta ketë kërcënuar, por kjo, thotë Policia, do të hetohet.

të fundit

Vritet 20-vjeçarja në konviktin pranë Universitetit të Arizonës, i dyshuari kapet në Berlin teksa përpiqej të largohej drejt Indisë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin studentor në Arizona, ku një studente 20-vjeçare, Julissa Ruby Salazar, u gjet e…

7 minutes ago

Tajfuni Dolphin godet Kinën lindore, mbi 1 milion banorë evakuohen dhe Shangai përmbytet

Mbi 1 milion banorë janë evakuuar në Kinën lindore, ndërsa tajfuni Dolphin ka goditur rajonin me reshje të dendura, erëra…

7 minutes ago

Plas me mbrojtësin e Kombëtares! Refuzoi të luante, trajneri tregon prapaskenat që dërguan në vendimin drastik

Bujar Pllana refuzoi të luajë me Lekia Gdansk në Poloni, ndërsa janë zhvilluar tri javët e para të kampionatit në…

14 minutes ago

Real Madridi synon yllin e Arsenalit, anglezët kërkojnë të paktën 90 milionë euro

Real Madridi po shqyrton mundësinë e transferimit të Martin Zubimendit nga Arsenali, pasi dështoi në përpjekjet për të siguruar shërbimet…

16 minutes ago

QMK: 26 zjarre u raportuan në 24 orë, vetëm një mbetet nën kontroll pranë deponisë në Kriva Pallankë

Gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e Maqedonisë së Veriut janë regjistruar gjithsej 26 zjarre në ambiente të hapura,…

19 minutes ago

Search for Missing Persons in Kalludër, Peci: The Truth Cannot Be Covered Up

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, së bashku me nënkryetarin Enis Osmani, ka vizituar sot Kalludrën e Zubin Potokut,…

24 minutes ago