Categories: Uncategorized

Kishte ardhur për varrimin e gjyshes, detajet e fundit nga ekzekutimi i të riut

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë ku është ekzekutuar me armë zjarri një i ri.

Viktima ështe shtetasi Vilson Tafçiu, 28 vjeç, me origjinë nga Dibra, i vrarë me 3 plumba mbrëmjen e sotme.

Burime për albeu.com bëjnë me dije se ai është thirrur për të dalë nga kafja nga persona të paidentifikuar dhe është ekzekutuar me armë zjarri.

Viktima kishte vetëm pak ditë në Shqipëri ndërkohë mësohet se kishte ardhur vetëm për gjyshen e cila kishte ndërruar jetë pak ditë më parë.

Por kush është viktima?

Burime bëjnë me dije se shtetasi në fjalë është person me rekorde kriminale, ndërkohë dyshohet se mban edhe një mbiemër tjetër, Noka.

Ai në 2008 ka qenë i dyshuar për trafikimin e një sasie të madhe kanabisi, ndërsa është depërtuar nga shteti i Francës.

Nga dyshimet e para raportohet se ekzekutimi i 28 vjeçari është bërë për motive banale ndërkohë në momentin e ekzekutimit ka qënë i shoqëruar nga dy mikesha të tij.

Në vendngjarje, në Astir mësohet se ka arritur Ardi Veliu ndërkohë zona është blinduar për të vënë në pranga autorët e kësaj ngjarje të rëndë.

Njoftimi zyrtar i policisë:

Tiranë /Informacion paraprak

Rreth orës 20.45, në Astir, në një rrugicë, në afërsi të një lokali, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi V.T, rreth 28 vjeç, i cili më pas ka gjetur vdekjen.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë bërë rrethimin e zonës në një perimetër të gjerë.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore si dhe vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, grumbullimin dhe fiksimin e çdo prove që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e autorëve. /albeu.com/

të fundit

Horoskopi 12 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Ju pret një ditë e mbushur me nervozizëm gjatë së cilës do ju duhet të debatoni me dikë, gjë…

52 minutes ago

Vrasje me armë zjarri në Prishtinë, viktima dërgohet pa shenja jete në spital

Një vrasje raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen Hajvali të Prishtinës. Sipas mediave të Kosovës viktima është…

1 hour ago

Rastet kur thonjtë janë tregues shëndeti, mos neglizhoni këto shenja

Sinjalet që na dërgon trupi, kur diçka nuk shkon mirë, nuk duhet të lidhen domosdoshmërisht me dhimbjet. Disa shenja mund…

1 hour ago

Shkaktarë të ndezjes së zjarreve, arrestohet një person! Nis hetimi për dy të tjerë

Një person është vënë në pranga, ndërsa dy të tjerë janë nën hetim, pasi akuzohen si shkaktarë të ndezjeve të…

1 hour ago

Presidenti iranian: Rindërtimi bërthamor pa bisedime me SHBA-në, i kotë

Presidenti iranian, Masud Pezeshkian, ka paralajmëruar se shteti i tij përballet me përshkallëzim konflikti me Shtetet e Bashkuara, nëse nuk…

2 hours ago

Mësoni kur dhe si të shihni shiun e meteorëve Perseid, fenomeni i vitit që nuk duhet humbur

Shiu i meteorëve Perseid pritet të arrijë kulmin në mesin e gushtit dhe konsiderohet më i miri i vitit. NASA…

2 hours ago