“Kam qenë në efektin e alkoolit, kisha dyshime se kunata e tradhtonte vëllain”. Këto janë fjalët që Erdet Çapoku i tha efektivëve të policisë, kur ai u mor në pyetje pas arrestimit.
Ai është ndaluar tek karburanti me kupolë në zonën e Laprakës në kryeqytet teksa po lëvizte me biçikletë.
None found
Sipas dëshmive, Erdeti dhe Enekeleda jetonin bashkë deri para dy vitesh në një banesë me qira. Për shkak të konflikteve të vazhdueshme Enkeleda e përzuri Erdetin.
Ky i fundit edhe pse kaloi në shtëpi më vehte, kërkonte prej të ndierës orenditë shtëpiake dhe Enkelda, për të shuar konfliktin, ia dha ato.
Por mesa duket 34-vjeçari nuk e fali asnjëherë kunatën që e detyroi të largohet nga shtëpia dhe e përndiqte vazhdimisht. Ai filmonte vazhdimisht Enkeledën e më pas këto pamje ia çonte bashkëshortit të saj në burg për të nxitur konflikt mes çiftit.
E gjitha kjo situatë e detyroi kunatën që ta denonconte Erdet Çapokun për përndjekje dhe dhunë, çka solli një urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje. 34-vjeçari e kërcënonte të ndjerën që ta hiqte denoncimin, përndryshe do ta vriste, kërcënim të cilin e finalizoi mbrëmjen e të enjtes.
Emaili me mesazhin kërcënues drejtuar disa institucioneve paraditen e kësaj të premteje, është dërguar nga Kolumbia. Sipas gazetares Xhensila Kodra,…
Institucioni i Avokatit të Popullit në bashkëpunim me Grupin për Studime Juridike dhe Politike, ka organizuar një tryezë diskutimi lidhur…
Gjykata Supreme e Kosovës ka bërë të ditur se lënda që lidhet me bllokimin e llogarive bankare të Ndërmarrjes Publike…
Sulmuesi i Barcelonës, Gabriel Jesus, ka folur hapur rreth transferimit të tij në klub nga Arsenali gjatë afatit kalimtar të…
Lidhja Shqiptare ka reaguar ndaj siç thonë dhunën e ushtruar nga ana e pjestarëve të policisë ndaj të rinjve shqiptarë…
Bashkimi Demokratik për Integrim kërkon zbardhjen e plotë të rastit të dy të rinjve, 21 dhe 23 vjeç, të cilët,…