Categories: Uncategorized

Kini kujdes! 700 mijë lekë gjobë nëse shkelni masat anti COVID-19 në plazh

Gjobë 700 mijë lekë dhe, në rast përsëritjeje, masave do t’iu shtohet edhe mbyllja e veprimtarisë nga inspektoratet përgjegjëse, duke synuar kështu të mbrohet shëndeti i turistëve në zonat e plazheve nga infeksioni Covid-19.

Kështu u shpreh zv.ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Mira Rakacolli e cila shtoi se miratimi i Aktit Normativ për marrjen e masave të përkohshme për mbështetjen e sektorit të turizmit, synon për të mbrojtur më tej shëndetin e qytetarëve në kohën e turizmit, në kuadrin e pandemisë Covid-19.

E pranishme në Komisionin e Kuvendit për Veprimtarinë Prodhuese Tregtinë dhe Mjedisin, Rakacolli tha se, një turizëm i suksesshëm është i lidhur ngushtësisht me sigurinë shëndetësore e cila kushtëzohet nga dy mënyra; kushtet higjeno sanitare të favorshme dhe duke ofruar shërbim shëndetësor pranë qendrave turistike.

Rakocolli tha se ministria e Shëndetësisë ka në fokus respektimin e këtyre masave përmes kontrolleve për kushtet higjieno-sanitare apo edhe shtimin e qendrave shëndetësore të lëvizshme pranë pikave turistike që operojnë 24 orë në 24, por në kushtet e pandemisë këto masa bëhen dyfish më të rëndësishme

Referuar treguesve, në Shqipëri ka një rritje të rasteve me Covid, ndonëse kjo nuk është një tendencë shqiptare, por vihet re edhe në botë.

Rakacolli tha se, në këtë periudhë pandemie hapja e sezonit turistik e shton rrezikun e pandemisë, ndaj është shumë e rëndësishme zbatimi i protokolleve të masave mbrojtëse.

“Në aktin normativ të propozuar nuk janë parashikuar penalitete për ato subjekte apo struktura që ofrojnë shërbim turistik. Nëpërmjet këtij akti normativ parashikohet të penalizohen subjektet që ushtrojnë veprimtari turistike në stacionet e plazhit dhe që nuk respektojnë rregullat dhe protokollet e sigurisë, të nxjerra nga organet kompetente, me dënimin me gjobe 700 mijë lekë dhe, në rast përsëritjeje, iu shtohet edhe mbyllja e veprimtarisë nga inspektoratet përgjegjëse, duke synuar kështu të mbrohet shëndeti i turistëve në zonat e plazheve nga infeksioni Covid-19 si edhe mjedisi”- deklaroi Rakacolli.

Zv.ministrja bëri të ditur se, në datën 5 korrik janë kryer 619 inspektime në shkallë vendi për respektimin e protokolleve të masave antiCovid dhe për shkeljet e evidentuara janë marrë 6 masa administrative, dy në vlerën e 1 milion lekëve dhe 2 në vlerën e 100 mijë lekëve.

Në kuadrin e masave të mbrojtjes kundër Covid-19 ajo tha se aktiviteti i pishinave vijon të jetë i mbyllur në të gjithë vendin me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë, deri në një vendim tjetër.

të fundit

Nicki thotë ‘model’ për Trump: Reperja befason me mbështetjen e hapur politike

Reperja e famshme Nicki Minaj bëri një paraqitje surprizë të dielën në një tubim konservatorësh në Arizona, të organizuar nga…

5 minutes ago

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut/ Partia Demokratike kërkesë Kuvendit: Të mblidhet Këshilli i Imunitetit

Pesë anëtarët e Partisë Demokratike në Këshillin e Imunitetit kanë kërkuar që të martën, ora 11.00, të mblidhet Këshilli për…

11 minutes ago

Të relaksohen dhe të hanë shumë për Krishtlindje? Guardiola iu jep ultimatum lojtarëve: Asnjë kilogram shtesë ndryshe i pret stoli

Pep Guardiola, ka urdhëruar që lojtarët e Mançester Sitit, nuk duhet të shtojnë peshë për Krishtlindje. Trajneri spanjoll i ka…

22 minutes ago

Familja e Fjollës me reagim publik: Një grua që ka kaluar sfida të mëdha në jetë!

Familjarët dhe mbështetësit e këngëtares Fjolla Morina kanë reaguar me një deklaratë të fortë pas zhvillimeve të fundit brenda shtëpisë…

44 minutes ago

Pak orë para protestës, mesazhi i Berishës: Ta përmbysim regjimin si ne Bangladesh e Nepal, Shqipëria po zien, ftoj të gjitha forcat opozitare të na bashkohen

Pak orë para nisjes së protestës, Sali Berisha, i bëri thirrje qytetarëve që ti bashkohen tubimit të sotëm në orën…

47 minutes ago

Protesta e opozitës para Kryeministrisë, ja rrugët ku kufizohet qarkullimi

Këtë të hënë, për shkak të protestës së lajmëruar nga Partia Demokratike, Policia e Tiranës, ka ndërmarrë një plan masash…

2 hours ago