Categories: Uncategorized

Khamenei iu referua si vend djallëzor, Shqipëria në rrezen e raketave të Iranit (FOTO LAJM)

Ajatollah Khameneoi foli sot para iranianëve duke përmendur edhe “një vend të vogël dhe djallëzor europian që bashkëpunon me tradhtarët” duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për Shqipërinë.

Në vendin tonë ndodhen të strehuar mijëra muxhahedinë të MEK në kampin e Manzës, të cilët konsiderohen rrezik nga regjimi iranian.

Të lidhura

None found

Ndaj vendit tonë nuk ka kërcënime direkte, megjithatë autoritetet tona kanë marrë masa sigurie duke ditur që MEK është në shënjestrën e Iranit, raporton abcnews.al.

Ndërkohë, Republika Islamike e Iranit posedon lloje të ndryshme të raketave balistike me rreze të shkurtër dhe rreze të mesme. Njëra prej këtyre llojeve mund të arrijë edhe në Evropë.

Brenda rrezes së veprimit të kësaj rakete ndodhen Shqipëria dhe Kosova.

Sipas Departamentit të Mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara, Irani e ka forcën më të madhe raketore në rajonin e Lindjes së Mesme. Në vitin 2015, qeveria amerikane kishte vlerësuar se Iranit i nevojiten vetëm tre muaj për të prodhuar material të bollshëm bërthamor për prodhimin e raketës nukleare.

Sipas BBC-së, Irani i ka pesë lloje të raketave balistike me rreze të shkurtër veprimi dhe një lloj me rreze të mesme.

Në mesin e raketave me rreze të shkurtër veprimi janë: Raketa “Shahab 1”, me rreze veprimi prej 300 kilometrash, raketa “Shahab 2” me rreze prej 500 kilometrash, raketa “Fateh 110” me rreze prej 300 deri 500 kilometrash, raketa “Zolfaghar” me rreze prej 700 kilometrash dhe raketa “Qiam 1” me rreze veprimi prej 750 kilometrash.

Përpos tyre, Irani e ka edhe raketën me rreze të mesme veprimi, “Shahab 3”, që mund të arrijë në largësi prej 2000 kilometrash.

Vija e kaltër paraqet rrezen e veprimit të raketës balistike “Shahab 3”.

Në bazë të hartës së publikuar nga transmetuesi publik britanik, brenda rrezes së veprimit të kësaj rakete ndodhen disa shtete evropiane, përfshirë edhe Kosovën. /abcnews.al

të fundit

Nagelsmann pas daljes tronditëse të Gjermanisë nga Kupa e Botës: Jam i gatshëm të vazhdoj

Kombëtarja e Gjermanisë është eliminuar në mënyrë të papritur nga Kupa e Botës, pasi u mposht nga Paraguai pas ekzekutimit…

32 minutes ago

Neymar ironizon ekonomistin gjerman pas kualifikimit të Brazilit: Provoje sërish në Botërorin e ardhshëm

Ekonomisti gjerman Joachim Klement fitoi famë të madhe në vitet e fundit, pasi modeli i tij kompleks statistikor kishte parashikuar…

50 minutes ago

Holanda dhe Maroku përballen për kualifikim, ja formacionet zyrtare

Holanda dhe Maroku do të takohen në 1/16 e finales në Kupën e Botës.Sfida mes 'Tulipanëve' dhe afrikanëve zhvillohet në…

2 hours ago

VIDEO/ Vjen befasia e parë, Paraguai eliminon Gjermaninë

Kombëtarja e Paraguait është kualifikuar tutje në Kupën e Botës, pasi eliminoi Gjermaninë pas ekzekutimit të penalltive në raundin e…

2 hours ago

Son Heung-min kërkon ndjesë pas dështimit të Koresë së Jugut: E pamundur të shpreh dhimbjen që ndiejmë

Nuk ishte kjo ajo Kupë e Botës që kishin ëndërruar Son Heung-min dhe Koreja e Jugut. "Taegeuk Warriors" u eliminuan…

3 hours ago

Gjermania dhe Paraguai mbeten në barazim pas kohës së rregullt, kualifikimi vendoset në vazhdime

Gjermania dhe Paraguai nuk kanë arritur të gjejnë fituesin pas 90 minutave të rregullta në përballjen e raundit të 16-shes…

3 hours ago