Gjatë ditës së djeshme ministrja e Arsimit Besa Shahini njoftoi se do të largohet nga Shqipëria dhe nga qeveria, dhe nuk do të jetë më pjesë e qeverisjes së Edi Ramës, pas këtij mandati.
Deklarata e Shahinit erdhi në një kohë kur brenda socialistëve ishin shtuar zërat se ajo do të ishte një nga largimet e Edi Ramës, përpara zgjedhjeve, dhe për faktin se ajo nuk ishte angazhuar në asnjë qark, për fushatën e vitit të ardhshëm.
Lidhur me largimin e saj, ka pasur një reagim pikant dhe gazetari Klodian Tomorri, i cili shprehet se fat më të mirë se i Shahinit zor se gjendet, pasi edhe pse pa asnjë kontribut në parti, ia doli që të qendronte për afro 3 vite si ministre, e pse jo të bënte dhe ndonjë lekë për ditë të këqija.
“Ketij te Beses i them fat une. Tre vjet ministre, pa asnje mundim, pa asnje lodhje, pa asnje kontribut ne parti. Tani qe vijne zgjedhjet dhe duhet bere fushate-do iki se kam cik pune nga shtepia- thote Besa.
Gjynah ta kripesh shpirtin keshtu apriori, po edhe naj leke te vogel sa per dite te keqe duhet ta kete bere gjate tre viteve ne ministri. Arsimi ka 400 milione euro buxhet, nje tender te vogel ketu, nje kontrate atje. O te rrofsha hesapet”, shkruan Tomorri në postimin e tij në rrjetet sociale.
“Unë tashmë kam njoftuar dhe kryeministrin Rama dhe kam marrë një vendim se nuk do të vazhdoj të qëndroj në Shqipëri përtej këtij mandati. Jeta ime është e paqëndrueshme në Shqipëri pasi familja ime jeton në Kosovë. Në këto momente kur ka probleme nga këto siç jemi ballafaquar është pak e vështirë. Por, i kam thënë se jam në dispozicion që të shërbej, por nuk do të përfshihem në fushatë elektorale”, tha dje ministrja e Arsimit.
Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ishte protagonist në fitoren e rëndësishme 0-3 të Esteghlal në transfertë ndaj Al Muharra.…
Këtë të enjte, besimtarët e krishterë festojnë Krishtlindjen, ditën e shënuar të lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në…
Këtë të enjte vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare…
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…