Bashkia e Elbasanit ka anuluar aktivitet e planifikuara me rastin e Ditës së Verës.
Sipas Bashkisë, kjo masë merret për të evituar grumbullimet në mënyrë për të shmangur përhapjen e virusit.
“Bazuar në urdhërin e Ministrisë së Shëndetësisë nr. 135, datë 09.03.2020 të gjitha institucionet arsimore publike dhe jo publike do të mbyllen për një periudhë dy javore për të parandaluar përhapjen e coronavirusit.
Po ashtu janë pezulluar deri në 3 Prill të gjitha aktivitetet kulturore e sportive. Nisur nga kjo situatë, Bashkia e Elbasanit njofton pezullimin e të gjithë aktiviteteve me rastin e Ditës së Verës.
Për të evituar grumbullimet dhe për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve, festimet do të pezullohen, por elbasanasit do ta festojnë festën e tyre tradicionale pranë familjeve. Në kuadër të masave të mëtejshme mbrojtëse, Bashkia e Elbasanit bën me dije se nga nesër nis dezinfektimi i të gjitha ambienteve të institucioneve arsimore, në mënyrë që ato të jenë të gatshme për rifillimin e procesit arsimor”, thuhet në njoftim.
Me urdhër të Kryetarit të Bashkisë do të nisë menjëherë dezinfektimi i kontenierëve të mbeturinave në qytet e fshat.
“Po ashtu, do të qëndrojnë të mbyllura deri në datë 3 Prill, Qendra Kulturore e fëmijëve, Teatri “Skampa” dhe Qendra Komunitare rome. Bashkia e Elbasanit garanton qytetarët për cilësinë e ujit të pijshëm. Uji i pijshëm garanton të gjitha standardet për konsum, janë marrë të gjitha masat për cilësinë e tij. Analizat e ujit të pijshëm janë të përditshme dhe të çertifikuara.
Bashkia e Elbasanit do të ketë komunikime të vazhdueshme me qytetarët për çdo masë të marrë në vijimësi, përmes rrjeteve sociale, faqes zyrtare dhe mediave lokale. Bashkia e Elbasanit do të krijojë lehtësira për punonjësit e saj që kanë fëmijë të vegjël për t’u kujdesur. Të dashur qytetarë, kjo nuk është situatë për panik, por një situatë për t’u kujdesur më shumë për shëndetin dhe higjienën personale”.
Në fund këshillohet që askush mos të neglizhojë këshillat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë. “Për çdo simptomë, të ngjashme me ato të coronavirus telefononi nr.127. Në vendin tonë janë konfirmuar zyrtarisht dy rastet e para me koronavirus.
Dashi Marrëdhënia ne çift nuk do jete ashtu si ju e kishit menduar. Qe ne orët e mëngjesit do debatoni…
Drejtoresha e Përgjithshme e Radio Televizionit Shqiptar, Eni Vasili, përcolli një mesazh të fortë dhe emocionues gjatë Fest 64, duke…
Bologna ka mundur Interin pas goditjeve të penalltive në gjysmëfinalen e dytë të Superkupës së Italisë pas goditjeve të penalltive.…
Gazetari Artan Hoxha foli mbi dosjen Balluku, mbrëmjen e sotme në “Kjo Javë”. Teksa po shprehej mbi korrupsionin e Ballukut…
Pas paraqitjes së tyre të përbashkët që surprizoi publikun në emisionin “Robi plaket kur don vet”, Nora Istrefi dhe Robert…
Kombet e Bashkuara dënuan të enjten Uashingtonin për përshkallëzimin e "hakmarrjes" kundër institucioneve ndërkombëtare pasi administrata Trump vendosi sanksione ndaj…