Pesëmbëdhjetë qershori është njoftuar si datë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për nisjen zyrtare të transportit publik në vend. Ky sektor, është ndër shërbimet e fundit që do të rinisë aktivitetin pas ndërprerjes nga pandemia.
Por, si do të funksionojë ky shërbim? Euronews Albania zhvilloi një bisedë me kreun e Shërbimit të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe.
None found
Teksa komentoi reagimet e shoqatave, të cilat një ditë më parë kërcënuan se nuk do të nisin aktivitetin pa plotësuar 6 pikat e kërkuara prej tyre, z. Gonxhe u shpreh se, vijojnë konsultimet me grupet e interesit që data 15 t’i gjejë shoqatat e transportit urbanë dhe interurbanë në punë.
“Kjo nuk është një çështje garancish, por këtu jemi bashkë. Jemi duke folur për shifra jo të lehta për t’u përballuar. Ne jemi më pranë se kurrë për t’u marrë vesh se në datën 15 të rinisim së bashku, që t’u shërbejmë qytetarëve”, theksoi ai.
Mes tjerash, z. Gonxhe zbuloi se urbanët nuk do të ofrojnë shërbim kondicioneri, por ajrosjen do ta kryejnë përmes dritareve.
Sipas tij, ky është një rekomandim që vjen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe nga strukturat e tjera shëndetësore, ku Shqipëria bazohet.
“Nëse respektohen kontratat e operatorëve, çdo katër minuta në stacion duhet të ketë mjet dhe nëse nuk do të kenë mundësi të hipin në mjet, atëherë qytetari do të marrë pas katër minutash tjetrin. Mund të lëvizet edhe me biçikleta.
Ata do të jenë pa kondicionerë, por do të ajrosen me dritare, sepse i tillë është kushti që vjen nga OBSH dhe platformat e sigurisë ku ne bazohemi”, shtoi ai.
Por si do të shiten biletat tek udhëtarët, për këtë Gonxhe u përgjigj si vijon:
“Skema e shitjes nuk varet nga ne, por nga bashkitë. Ne nxisim që blerja të jetë jashtë autobusit”, shtoi ai.
Këshilli i Prokurorëve Publikë vendosi që në muajin gusht të shpallë konkursin për zgjedhjen e prokurorit të ri publik në…
Protestuesit në podiumin para Kryministrisë kanë njoftuar se ditën e enjte, më 23 korrik protesta do të mbahet paradite dhe…
Pjesëtarët e FSK-së morën pjesë në konferencën “European Partnership Flight”, të organizuar nga Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara për…
Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, ka komentuar zgjedhjet që u mbajtën për postet drejtuese të Partisë Demokratike, proces pas të…
Sipas Diario Sport, sulmuesi i Al-Nassrit, Jhon Duran, i është ofruar Barcelonës në ditët e fundit.Krahas objektivit kryesor të klubit…
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka sqaruar nëpërmjet një postimi në rrjetin social X një nga elementet qendrore të projektligjit…