Me mijëra shqiptarë po përballen me radhë kilometrike prej ditësh në pikën doganore të Kakavijës, teksa sot po e njëjta situatë po ndodh edhe në Kapshticë.
Kjo situatë kaotike mori përmasat e tragjedisë, ku ditën e sotme një autoambulancëë ka përplasur për vdekje një fëmijë 10 vjeçar.
Lidhur me këtë situatë ka reauar dhe gazetari i njohur Marin Mema i cili shkruan se kështu ndodh kur toleron, pranon, ul kokën, kur ke frikë të japësh përgjigje, kur shitesh e blihesh, kur nuk vendos reciprocitet, por pranon gjithçka.
“Rasti më i fundit në Kakavijë është treguesi më i dhimbshëm i një realiteti të prodhuar nga politika shqiptare sot e 30 vjet në raport me fqinjët ! Kjo është e vërteta për të cilën politika jonë nuk flet kurrë, por është e gatshme ti nënshtrohet pa asnjë kusht”, shkruan Mema në Facebook.
Reagimi i plotë
Kështu ndodh kur toleron, pranon, ul kokën, kur ke frikë të japësh përgjigje, kur shitesh e blihesh, kur nuk vendos reciprocitet, por pranon gjithçka… Kur nuk ndërton një shtet të fortë, me dinjitet e krenari. Një shtet që nuk druhet të mbrojë njerëzit e tij, një shtet që di të përgjigjet, të reagojë, madje edhe të kërcasë dhëmbët. Rasti më i fundit në Kakavijë është treguesi më i dhimbshëm i një realiteti të prodhuar nga politika shqiptare sot e 30 vjet në raport me fqinjët ! Kjo është e vërteta për të cilën politika jonë nuk flet kurrë, por është e gatshme ti nënshtrohet pa asnjë kusht.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…