Një 47 vjeçar nga Kosova është arrestuar nga policia e Tropojës në pikën e kalimit kufitar të Qafë Morinës, pasi rezulton në kërkim në listën e Interpolit nga autoritetet gjermane.
Policia lokale bën me dije se ky shtetas akuzohet për vjedhje në rrethana rënduese.
None found
Njoftimi:
Arrestohet me qëllim esktradimi drejt Gjermanisë, një shtetas kosovar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Vjedhja në rrethana rënduese”.
Kapja, nga Policia Kufitare, në bashkëpunim me Interpol Tiarna.
Shërbimet e Policisë Kufitare, me rihapjen e kufijve, kanë marrë masa duke shtuar kontrollet për kapjen e personave në kërkim, si dhe për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare.
Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Qafë Morinës, shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me Interpol Tirana, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar H. H. (K)., 47 vjeç, banues në Smolicë, Kosovë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Lokale Geilenkirchen/Gjermani i ka vendosur masën e sigurimit ‘Arrest në burg’, për veprën penale “Vjedhja në rrethana rënduese”. Maksimumi i dënimit për këtë vepër penale është 10 vjet burg.
Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tropojë bënë arrestimin provizor të tij, me qëllim ekstradimin drejt Gjermanisë, mbështetur në Konventën Evropiane të Ekstradimit.
Një ngjarje e rëndë është zbuluar në zonën e Agios Panteleimonas, në Athinë, ku trupi i pajetë i një gruaje…
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka bërë të ditur rezultatet nga zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar. Ai…
Një grua është arrestuar në Igumenicë të Greqisë, pasi gjatë kontrollit të automjetit të saj policia zbuloi një sasi të…
Një zbulim makabër ka alarmuar policinë greke në lagjen Agios Panteleimonas të Athinës, ku një trup i pajetë është gjetur…
Bordi i Nvidia-s do të nisë një hetim për të vërtetuar nëse CEO i kompanisë, Jensen Huang, ishte shënjestër e…
Protestuesi, që është gjobitur me 5 milionë lekë për protestën e së shtunës, një 17-vjeçar, foli ekskluzivisht për News24. Protestuesi…