Categories: Uncategorized

Kërdinë me vjedhje, kush janë të piketuarit e sotëm nga OFL-ja

OFL i ka dërguar formularin e deklarimit të pasurisë pesë të dënuarve kryesisht për vjedhje dhe pjesëmarrje në organizata kriminale në Tiranë.

Bëhet fjalë për Erneo Farrukun, Ahmet Allën, Edison Alhasën, Dritan Gjatën dhe Ardian Sulën.

“Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme”, njofton OFL.

Njoftimi i plotë

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

E. F., me banim në Durrës, i dënuar në Spanjë për veprën penale “Trafik droge” kryer në bashkëpunim dhe “Pjesëmarrja në organizatë kriminale”;

A. A., me banim në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;

E. A., me banim në Tiranë, i dënuar për veprën “Vjedhja me dhunë”;

D. Gj., me banim në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;

A. S., me banim në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

të fundit

Transferim rekord, e kryer: Florian Wirtz tashmë është i Liverpoolit

Liverpooli thuhet se është gati të nënshkruajë me Florian Wirtz nga Bayer Leverkusen për një rekord transferimi britanik prej 150…

3 hours ago

Letonia kthehet në “makth” për Kombëtaren shqiptare, asnjë fitore në 6 ndeshje

Kombëtarja shqiptare ka barazuar në transfertë përballë Letonisë, në ndeshjen e vlefshme për raundin e 4-t të kualifikueseve të Botërorit.…

3 hours ago

Horoskopi 11 Qershor 2025, zbuloni parashikimet e yjeve

Dashi Ju pret një e mërkurë mjaft pozitive. Përfitoni në mënyrë që të rikuperoni disa situata që ju kanë stresuar…

3 hours ago

“Goli i Letonisë na e prishi moralin”, Broja: Ndoshta ishim paksa të lodhur

Kombëtarja shqiptare u ndal sërish në barazim ditën e sotme ndaj Letonisë me rezultatin 1-1 në Riga. Në përfundimin e…

4 hours ago

Renditja/ Shqipëria duhet t’i bëjë llogaritë nga e para për Botëror, barazimi i kuqezinjve me Letoninë afron Serbinë me vendin e dytë

Shqipëria barazoi 1-1 me Letoninë në një sfidë të rëndësishme për Kualifikueset e Botërorit 2026. Kuqezinjtë vijojnë të jenë në…

4 hours ago

“Autogol? Jo, shënova unë me gjoks”, Rey Manaj i kthehet keq gazetares: Po luajmë për Botëror, normal që është e vështirë të bësh gol

Kombëtarja shqiptare ka barazuar në transfertë përballë Letonisë, në ndeshjen e vlefshme për raundin e 4-t të kualifikueseve të Botërorit.…

4 hours ago