Një qytetar nga pjesa Veriore e Kosovës ka kërcënuar Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi gjatë ditës së djeshme. Burime të Gazetës Insajderi bëjnë të ditur se ai është arrestuar sot nga Krimet e Rënda të Policisë së Kosovës.
Kujtim Boletini përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook”, kishte postuar një fotografi ku shihen dy armë dhe kishte shkruar për presidentin Thaci se “gjumin gjumë s’do ta lë ta bëjë”.
“Sot i zhdrypa prej tavani se në kuvend po flitet për ndarjen e Kosovës nga Hashim Broja le te dinë Hashim Broja a kushdo qoft ai se ende jemi gjallë pjesa e Veriut. Nuk e lejojmë ndarjen o Hashim Broja, dije se gjumin, gjumë stala me bo”, ka shkruar Boletini. Këtë postim, i dyshuari më pas e ka fshirë.
Insajderi po ashtu kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës lidhur me këtë rast mirëpo ende nuk ka marr një përgjigje.
Ndërkohë që në seancën e mbajtur gjatë ditës së djeshme, kryeministri në largim, Albin Kurti, tha se presidenti, Thaçi ka bërë një marrëveshje sekrete me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndarjen e Kosovës.
Për këtë deklaratë të Kurtit, ka deklaruar edhe Departamenti Amerikan i Shtetit, ku ka deklaruar se nuk ka një marrëveshje sekrete të tillë.
Gjykata Themelore në Prishtinë- Departamenti për të Mitur ka shpallur aktgjykim lirues ndaj Asdren Gjikollit i njohur me emrin artistik…
Epokës së çarmatimit bërthamor po i vjen fundi, ndërsa teknologjitë e reja e rrisin rrezikun e konfliktit bërthamor, paralajmëroi SIPRI.…
Princesha e Uellsit, Kate Middleton, 43 vjeçe, ishte e pranishme të hënën më 16 qershor në ceremoninë e urdhrit më…
Me 72 vota pro u miratua projektligji “Për performancën energjetike të ndërtesave”. Pas tre orësh debate dhe tensione, Kuvendi mbylli…
Ditën e martë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime…
Një tërmet me magnitudë 2.4 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot në afërsi të qyteteve të Kuçovës dhe Elbasanit.…