Categories: Uncategorized

Këngëtarja shqiptare: Mendova vetëvrasjen pasi u mbyllën klubet e natës, tani punoj në market

Valbona Haklaj Lalaj prej 20 vitesh ka ushtruar profesionin si këngëtare në lokale nate.

Ajo tregon se është nënë e dy fëmijëve, e cila e vetme pas divorcit është detyruar të jetë nënë dhe baba për ta.

Të lidhura

None found

“Më është dashur të luftoj që fëmija im të ketë veshjen, të ketë ushqimin, ti ketë të gjitha. Por nuk e ka pasur nënën pranë. Vështirësitë për një femër të vetme janë të shumta por kam mbijetuar me punën dhe profesionin që bëj si këngëtare dhe artiste që 20 vite.”, tha ajo për Ora News.

Pas përhapjes së koronavirusit dhe më pas mbylljes së lokaleve të natës, jetesa e saj u vështirësua së tepërmi derisa ajo tentoi të vetëflijohej.

“E mora këtë vendim të bëjë vetëflijim. Më vonë mendova se plagën më të madhe do t’ua lija fëmijëve të mi. Unë me këtë punë kam jetuar.”

37-vjeçarja sot është detyruar të fillojë punë në një market për të mos i shtrirë dorën askujt por apelon ndaj qeverisë për lehtësimin e masave ndaj Covidit.

“Sot kam nisur punën në market, shteti po na v.ret. Nuk po na jep një përgjigje. Pse vetëm ne?!”

Edhe pse është paragjykuar, Valbona shprehet se e adhuron profesionin e saj dhe se me atë punë rrit dy fëmijët 14 dhe 7 vjeç.

të fundit

Gjermania fiton 3:1 ndaj Serbisë në Beograd, Gruda shënon në debutim

Gjermania ka shënuar fitore 3:1 ndaj Serbisë, në kuadër të Ligës së Kombeve, duke e mbajtur gjallë garën për një…

2 minutes ago

Brajan Gruda vlerësohet si më i miri në fitoren e Gjermanisë kundër Serbisë

Gjermania ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Serbisë, duke e mposhtur me rezultat 3-1 në një ndeshje ku dominoi…

3 minutes ago

Seanca ndërpritet pas rreth 12 orësh për mungesë kuorumi, pa votim për rezolutën e energjisë dhe Projektligjin për Dhomat e Specializuara

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka ndërprerë vazhdimin e seancës së sotme për shkak të mungesës së numrit të nevojshëm…

12 minutes ago

SHBA pezullon fluturimet në mbarë vendin pas një defekti në komunikimin e kontrollit ajror

Autoritetet e aviacionit në Shtetet e Bashkuara kanë urdhëruar pezullimin e fluturimeve në të gjithë vendin, pas një problemi komunikimi…

15 minutes ago

Valbona Selimllari flet për rolin e vjehrrës: Nusen do ta respektoj, por s’mund të më detyrojnë ta dua

Valbona Selimllari e ftuar në emisionin “Live me Luizin”, ka folur hapur për marrëdhënien me fëmijët, dashurinë dhe mënyrën se…

15 minutes ago

Neutralizohet një pajisje shpërthyese artizanale në qendër të Dublinit gjatë samitit të liderëve të BE-së

Një pajisje shpërthyese artizanale, por funksionale, është gjetur dhe neutralizuar në qendër të Dublinit, në një kohë kur kryeqyteti irlandez…

15 minutes ago