Categories: Uncategorized

KE: Qeveria shqiptare të rishikojë paketën anti-shpifje

Qeveria shqiptare duhet të rishikojë të ashtuquajturën “Paketa anti-shpifje” duke marrë parasysh të gjitha rekomandimet e Këshillit të Europës.

Ky është reagimi i Komisionit Europian ndaj pyetjes së drejtuar nga “ABC News” mbi shqetësimet që ngre kjo paketë dhe rrëzimin e saj nga presidenti i Republikës, Ilir Meta. Ekzekutivi Europian konsideron se kthimi mbrapsht i “paketës anti-shpifje” nga presidenti i Republikës në Kuvendin e Shqipërisë përbën një rast për qeverinë shqiptare për të pranuar rekomandimet e Këshillit të Europës.

“Ne e kemi bërë të qartë se Bashkimi Europian mbështet rekomandimet e Këshillit të Europës në rastin e ligjit të medias në Shqipëri. Ne pranojmë se shqetësimet dhe rekomandimet përkatëse janë sërish të vlefshme dhe ato duhen adresuar sërish. Faktin që Presidenti i Shqipërisë ka kthyer ligjin në Parlament e shohim si një mundësi për t’i pranuar ato. Ne shpresojmë që kjo të realizohet”, u shpreh zëdhënësja e KE-së, Ana Pisonero.

Lidhur me pyetjen specifike, nëse Komisioni Europian mbështet shprehimisht vetërregullimin në sektorin e medias, ky institucion është përgjigjur qartë, duke renditur edhe disa nga rekomandimet kryesore të Këshillit të Europës:

“ Absolutisht që ne e mbështesim këtë. Ne mbështesim disa rekomandime të Këshillit të Europës jo vetëm për promovimin e vetëregullimit. Por ne e mbështesim qëllimin për ta kufizuar qëllimin e rregullimit vetëm për serviset e mediave audiovizive online, trajtimin gjyqësor të pavarur të ankesave lidhur me mediat, forcimin për transparencën e pronësisë sëë mediave në vend. Pra, ne mbështesim të gjita rekomandimet e Këshillit të Europës. Ato janë në përputhje me pritshmërinë tonë, që duhet ndjekur nga një vend aspirant”, u shpreh ajo.

Liria e shprehjes dhe e mediave janë parakusht i Bashkimit Europian për vendet e përfshira në procesin e zgjerimit, që aspirojnë anëtarësimin në Bashkimin Europian./abcnews

të fundit

Elisa Spiropali do ta zëvendësojë në Ministrinë e Jashtme, Igli Hasani uron kolegen dhe falënderon Ramën

Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka reaguar pas largimit nga posti aktual dhe zëvendësimin e tij në këtë detyrë për…

10 minutes ago

Nuk u fut dot në Kuvend/ Lapaj: Mandati ynë kundër establishmentit politik aktual, shihemi rrugëve të atdheut

Kreu i Nismës “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka deklaruar se mandati i tyre politik do të jetë në opozitë të…

35 minutes ago

Në Japoni nuk mund të blesh makinë pa pasur garazh ku ta parkosh

Në Japoni nuk mjafton të kesh para për të blerë një makinë, por duhet të vërtetosh edhe se ke një…

35 minutes ago

Ekipi i Bayernit publikon foto të Dua Lipës në profilin zyrtar në Instagram

Klubi i njohur gjerman FC Bayern Munich ka tërhequr vëmendjen e fansave në rrjetet sociale pasi ka publikuar një fotografi…

52 minutes ago

Mbështeti protestat kundër Vuçiç, ylli i tenisit Djokoviç largohet nga Serbia dhe strehon familjen në Greqi

Novak Djokoviç i ka regjistruar fëmijët e tij në një shkollë private greke, ndërsa familja e tij po shkon drejt…

60 minutes ago

A do të ketë reshje shiu? Parashikimi i motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të…

1 hour ago