Kastro Zizo ka plane të reja për këtë vit, ndërsa do të tentojë që të vijë me tre projekte të reja. Ai ka zbuluar në emisionin “Treshat” se rrugëtimit të “Late Night Show” i erdhi fundi. Të paktën në ekranin e RTV Ora.
Kastro Zizo, autori dhe moderatori i emisionit njoftoi se pas dy sezonesh, do të largohet nga ekrani i Orës. Po kështu konfirmoi se kjo është një kohë shtegtimesh, ndaj dhe duhet që të sprovojë veten.
None found
“2020-a më ka gjetur pak më të mbledhur dhe me më shumë mend në kokë. Njeriut kur i shtohen pak mend, ose bëjnë zgjedhjen më të keqe ose më të mirën. Mendoj se është kohë lëvizjesh, është kohë shtegtimesh. Unë atij televizioni i kam dhënë shumë.
Një falenderim i madh për kolegët dhe bashkëpunëtorët. ‘Late Night Show’ nuk do të bëhet më në RTV Ora,” tha Zizo.
Ai njoftoi se do të rikthehet me dy formate të reja përveç “Late Night Show,” në të cilat me shumë mundësi, do të punojë në prapaskenë. “Kjo intervistë e parë e 2020-s mund të jetë dhe e fundit për këtë vit. Do të doja të rrija pas kamerave.
Ti do të më vish mua, unë do të të vij ty. Është bërë një treg. Janë laj thaj të njëjtat personazhe”, tha ai. “Te tre projektet e reja, me shumë mundësi do të jem regjisor, producent, do të jem pas”.
Valencia, dikur një prej skuadrave më të forta të futbollit evropian, po përjeton një rënie dramatike. Klubi që në vitet…
Mbi 38 mijë gra në Maqedoninë e Veriut janë të regjistruara si fermere, por shumë prej tyre përballen me mungesë…
TIRANË – Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar takime me dy grupe protestuesish, të cilët i kanë paraqitur kërkesat e tyre…
Ambasada e SHBA ka reaguar lidhur me revoltën studentore që ka përfshirë vendin, ku sot u zhvillua protesta e 5-të…
Barcelona e mposhti Real Betisin me rezultat 5-2 në udhëtim, por ndeshja u shoqërua edhe me polemika pas përjashtimit të…
TIRANË – Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar takime me dy grupe protestuesish, të cilët i kanë paraqitur kërkesat e tyre…