Categories: Uncategorized

Kapet 59-vjeçari në Kakavijë, ku e kishte fshehur “mallin”

Një 59 vjeçar është vënë në pranga pasi i është gjetur në makinë një sasi heroine. Burime bëjnë me dije se kanë sekuestruar 555 gramë, lëndë narkotike, heroinë.

Droga është gjetur pas kontrollit në automjetin e B.R., 59 vjeç, banues në Berat. Sipas policisë heroina ishte e feshehur në çantën personale të 59 vjeçarit.

Të lidhura

None found

Njoftimi i plotë i policisë

Policia Kufitare parandalon dhe godet një tentativë për trafikim të drogave të forta

Tentoi të trafikonte heroinë drejt Greqisë duke përfituar nga fluksi në PKK Kakavije, arrestohet në flagrancë nga policia.

Sekuestrohet dy pako me Heroinë, gjithsej 555 gramë.

Shërbimet e Policisë Kufitare në zbatim të planit të posaçëm të masave për rritjen e kontrollit me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për trafikim të lëndëve narkotike duke përfituar edhe nga fluksi, si dhe në bazë të analizës së riskut, në dalje të Republikës së Shqipërisë kanë përzgjedhur për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë automjetin në pronësi të shtetasit B.R., 59 vjeç, banues në Berat.

Pas verifikimeve dhe kontrollit të ushtruar në automjet, nga punonjësit e Policisë Kufitare, në çantën e tij personale u gjetën dy pako me lëndë të dyshuar narkotike heroinë, me peshë totale 555 gramë

Veprimet hetimore dhe procedurale të mëtejshme u kryen nga specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër, të cilët bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B.R., për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”. /albeu.com/

të fundit

Albchrome helmoi Elbasanin me mbetje të rrezikshme, zbulohen 320 tonë pluhur toksik

Krimet mjedisore në Elbasan përsëriten me një frekuencë të frikshme, ndërsa qytetarët vuajnë pasojat e rënda shëndetësore. Skandali i radhës…

3 minutes ago

Carvajal kaloi kontrollin mjekësor, por regjistrimi te Getafe u pengua nga kufiri financiar i LaLigës

Dani Carvajal ishte vetëm një hap larg rikthimit në futbollin spanjoll, por një pengesë e papritur ka vënë në pikëpyetje…

5 minutes ago

Hyseni për kompromisin e 6 tetorit: Pse u desh të pritej deri në çastet e fundit për zgjedhjen e Shiroka-Pulës?

Analisti shqiptar nga Presheva, Nehat Hyseni, ka komentuar zhvillimet politike që çuan në zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës Presidente të Kosovës,…

10 minutes ago

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës dhe AKT forcojnë bashkëpunimin për promovimin e Shqipërisë

Ditën e sotme, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) dhe Agjencia Kombëtare e Turizmit (AKT), kanë formalizuar  bashkëpunimin për të nxitur…

10 minutes ago

Përplasja Marok–Senegal për finalen e Kupës së Kombeve të Afrikës shkon në CAS

Gati nëntë muaj pas një finale kaotike të Kupës së Kombeve të Afrikës 2025 në Rabat, Maroku dhe Senegali takohen…

17 minutes ago

Hyseni: Nuk ka shkelje kushtetuese në përzgjedhjen e presidentes

Profesori i së drejtës, Flamur Hyseni, ka thënë në RTK se zgjedhja e Justina Shiroka-Pulës presidente e Kosovës nuk përbën…

18 minutes ago