Categories: Uncategorized

Kapet 59-vjeçari në Kakavijë, ku e kishte fshehur “mallin”

Një 59 vjeçar është vënë në pranga pasi i është gjetur në makinë një sasi heroine. Burime bëjnë me dije se kanë sekuestruar 555 gramë, lëndë narkotike, heroinë.

Droga është gjetur pas kontrollit në automjetin e B.R., 59 vjeç, banues në Berat. Sipas policisë heroina ishte e feshehur në çantën personale të 59 vjeçarit.

Njoftimi i plotë i policisë

Policia Kufitare parandalon dhe godet një tentativë për trafikim të drogave të forta

Tentoi të trafikonte heroinë drejt Greqisë duke përfituar nga fluksi në PKK Kakavije, arrestohet në flagrancë nga policia.

Sekuestrohet dy pako me Heroinë, gjithsej 555 gramë.

Shërbimet e Policisë Kufitare në zbatim të planit të posaçëm të masave për rritjen e kontrollit me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për trafikim të lëndëve narkotike duke përfituar edhe nga fluksi, si dhe në bazë të analizës së riskut, në dalje të Republikës së Shqipërisë kanë përzgjedhur për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë automjetin në pronësi të shtetasit B.R., 59 vjeç, banues në Berat.

Pas verifikimeve dhe kontrollit të ushtruar në automjet, nga punonjësit e Policisë Kufitare, në çantën e tij personale u gjetën dy pako me lëndë të dyshuar narkotike heroinë, me peshë totale 555 gramë

Veprimet hetimore dhe procedurale të mëtejshme u kryen nga specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër, të cilët bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B.R., për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”. /albeu.com/

të fundit

“Mandatet i kanë të krimit”/ Berisha: “Lubi” Balluku dhe Rama janë pasuruar duke vjedhur qytetarët! Ne pushtetin e marrim vetëm me votë!

Kreu i PD Sali Berisha u shpreh se forca më e madhe e opozitës është debati, takime me qytetarët dhe…

35 minutes ago

Rama nis vizitën në Vatikan, ndan foto nga bazilika e famshme: Krah Zojës së Shqipërisë qëndron edhe flamuri ynë kombëtar!

Kryeministri Edi Rama zhvilloi ditën e sotme një vizitë në Vatikan. Në një postim në Facebook, Rama ka ndarë disa…

56 minutes ago

Sherr në një lokal në Korçë/ Goditet me thikë 34-vjeçari, shoqërohet në polici autori

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se në një lokal në qytet, një konflikt ka degraduar në përdorimin e thikës. Autori është…

1 hour ago

Skandali me tunelin e Llogarasë/ TVSH e kredituar, në shkelje të ligjit. SPAK duhet të hetojë tatimorët!

Dosja hetimore për skandalin e tunelit të Llogarasë nxori në pah abuzime skandaloze me ligjin nga ana e zv/kryeministres Belinda…

2 hours ago

BIRN: Rama sulmon Shoqatën e Prokurorëve me pretendime të pabaza

Prej dy ditësh, kryeministri Edi Rama po sulmon gjyqtarët dhe prokurorët, duke pretenduar se, sipas tij, ata po kërkojnë në…

2 hours ago

Stacionet e pompave në Fushë Kuqe dhe Fushë Milot jashtë funksionit/ Nga nesër probleme me furnizimin e ujit të pijshëm në Durrës

Nga dita e nesërme njoftohen të gjithë abonentët në Durrës se mund të ketë problematika në furnizimin me ujë të…

3 hours ago