Categories: Uncategorized

Kapen gjashtë të rinj, për çfarë akuzohen

Policia e Tiranës ka arrestuar 6 persona, njeri prej tyre i shpallur në kërkim.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, goditi një tjetër rast, duke vënë në pranga shtetasin F. C., 26 vjeç, pasi në rrugën “Petro Korçari”, gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 7 gr. lëndë narkotike heroinë, e ndarë në doza gati për shitje, si edhe një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit H. L., 48 vjeç, pasi në rrugën ”Enver Begeja”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe ka kanosur me sende të forta vëllanë e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, shtetasin e shpallur në kërkim F. P., 38 vjeç, pasi në rrugën “Skënderbeu”, Laknas, ka goditur me sende të forta në trup shtetasin Y. B., 54 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

• A. A., 24 vjeç dhe A. P., 27 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse;

• F. H., 39 vjeç, pasi në rrugën “Hazbi Serani”, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.53 mg/l.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

5 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

5 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

5 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

6 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

6 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

7 hours ago