Categories: Uncategorized

Kanë rënë në krizë? Oligarkët nxjerrin në shitje vilat në Gjirin e Lalzit (FOTO LAJM)

Ata për 30 vite me radhë gjetën “Parajsën” në Shqipëri, ku njerëzit ngopeshin edhe me lugën bosh, apo kënaqeshin vetëm nga një fjalë e mirë, apo premtim që si gjithmonë nuk mbahej… Ata kanë qenë gjithmonë në pushtet me cilëndo qeveri që ka ardhur e ikur me apo pa votë, si dhe kanë ndarë gjithmonë të mirat bashkë me politikanët e cilësdo ngjyrë, të cilët i kanë lënë të bëjnë çfarë të duan, mjaftonte t’u “ngrohnin” xhepat me para.

Por situata e paqartë në vend, kriza ekonomike e radhës që po troket, tërmetet, COVID-19, si dhe paqartësia e lojës politike në muajt e fundit, duket se e ka prishur edhe rehatinë e oligarkëve, ose të paktën të një pjese prej tyre. Janë pikërisht këta të fundit, që të shtyrë nga situata e paqartë, ose të nxitur nga ndonjë informacion konfidencial i rangut të lartë, kanë nisur që të nxjerrin në shitje pasuritë e tyre të patundshme.

Të lidhura

None found

Lexuesit kanë sjellë në adresën e redaksisë tonë pikërisht këto foto, të një vile e cila është nxjerrë në shitje në atë që njihet si një prej “Parajsave” të politikanëve, deputetëve, njerëzve të pushtetshëm dhe oligarkëve të këtij vendi, një resor i shumë përfolur në Gjirin e Lalzit në Durrës.

Është pikërisht ky vend buzë detit Adriatik, që mban sot disa prej resorteve me vilat nga më luksozet në Shqipëri, të cilat i përkasin një pakice të pasur dhe me pushtet politik dhe ekonomik në vend. Sipas lexuesve që kanë kërkuar të mbeten anonim, “pushtetarët dhe ish-pushtetarët po i shesin pronat për t’u larguar nga vendi. Kjo po ndodh në Gjirin e Lalzit…”!

Nga sa mësohet, vila 3-katëshe, me 4 dhoma gjumi, 2 tualete, 1 sallon ndenje dhe 1 kuzhinë, si dhe me një oborr të madh, ndodhet në resortin “Lura”, në Gjirin e Lalëzit, aty ku kanë residencat e tyre verore shumë prej politikanëve dhe biznesmenëve më të njohur të vendit.

Kjo vilë sipas lexuesit që e ka nisur: “i përket një ish-funksionari të lartë shtetror, i cili me sa duket tashmë pas kaq vitesh në përdorim u ‘mërzit’ me këtë plazh dhe kërkon ta shesë pronën e tij, mbase edhe pse do të largohet nga Shqipëria…?”.

Pa dashur të bëhemi paragjykues, kemi bërë vetëm një ekspozim të disa prej fotove të kësaj vile, për të treguar vetëm luksin, konfortin, elegancën dhe arredimin e saj brenda dhe jashtë.

Ndërkohë, burimet tona kanë shtuar se, kjo vilë luksoze 3 katëshe, aktualisht është reklamuar nga një prej agjencive më serioze të shit-blerjes së pronave në vend, e cila e ka pasqyryar atë edhe në faqen e saj publike të marketimit.

Pa dashur të merret aspak me agjencinë private që kryen aktivitetin e shit-blerjes së pronave, dhe duke ruajtur etikën dhe privatësinë e detajeve të tjera, po bënë sot vetëm publikimin e disa fotove nga kjo supervilë, të cilësn çdo njeri do ta kishte zili dhe do ta ëndërronte. Komentet, etiketimet apo analizat mbi këtë pronë apo pronarët e saj, ne po i lëmë në dorë të lexuesve tanë dhe aspak nuk duam që të mbajmë qëndrim./Gazetaatdheu.com/

të fundit

A po e bllokon Rama dosjen ‘Balluku’ deri në shtator? Braho i përgjigjet deputetes së PD: Paraqisni prova dhe depozitoni kallëzim! Të gjithë janë të barabartë përpara ligjit!

Kreu i SPAK, Klodian Braho, është pyetur në Komisionin për Nismat Qytetare nëse kryeministri Edi Rama ka ndërhyrë për të…

1 minute ago

Plani marramendës i Cristiano Ronaldos për Botërorin 2030, ja çfarë e ka ndryshuar mendjen e tij

Cristiano Ronaldo dhe Kupa e BotësEdhe pse u përfol gjerësisht, madje edhe vetë Cristiano Ronaldo e tha me gojën e…

3 minutes ago

Klodian Braho raporton te Komisioni për Nismat Qytetare: Krimi zgjedhor shqetëson SPAK-un

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho, po raporton në Komisionin për Nismat Qytetare mbi rezultatet e punës gjatë vitit…

3 minutes ago

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë dënon deklaratën e ministres serbe për spastrimin etnik të Kosovës dhe kërkon reagimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare

Deklaratat e fundit të zyrtarëve serbë kanë nxitur një reagim të fortë nga Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë, i cili i…

5 minutes ago

Genc Pollo i bën thirrje opozitës të përballet me mazhorancën në Kuvend: Abuzimet e Rilindjes duhen kundërshtuar në seancë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo, ka reaguar për bojkotin e opozitës ndaj seancave plenare të Kuvendit, duke argumentuar se…

6 minutes ago

Mesazhi i Scalonit para ndeshjes me Anglinë: Na ndan vetëm një hap nga synimi

Lionel Scaloni ka folur me optimizëm në prag të gjysmëfinales së Kupës së Botës 2026 ndaj Anglisë, duke theksuar se…

9 minutes ago