Categories: Uncategorized

“Kam ilaç kundër COVID-19”, mjeku popullor dhe nipi i tij përfundojnë në pranga

“Kam ilaç kundër COVID-19…” Një 57-vjeçar i identifikuar si Frederik Frroku dhe nipi i tij H.Frroku, 30 vjeç, banues në Mamurras kanë përfunduar në pranga pasi prodhonin ilaçe dhe i shisnin me pretendimin se shëron koronavirusin.

Njoftimi i policisë:

Të lidhura

None found

Operacioni nga strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Lezhë, në bashkëpunim të ngushtë me Komisariatin e Policisë Kurbin dhe Lezhë. Prodhonin ilaçe në mënyrë artizanale dhe ia shisnin qytetarëve me pretendimin se do t’i shëronte nga COVID-19, vihen në pranga nga Policia dy shtetas.

Sekuestrohet baza materiale, medikamente dhe preparate që shërbenin për të përgatitur ilaçin që këta shtetas tregtonin. Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë kishin marrë njoftim se një shtetas që pretendonte se ishte mjek kishte arritur të prodhonte një ilaç që shërbente për t’u shëruar nga COVID-19.

Mbi bazën e këtyre informacioneve u regjistrua procedimi penal në pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin” dhe “Mashtrimi” dhe pas dy muaj hetimesh u bë i mundur identifikimi dhe lokalizimi i personit që kryente këtë veprimtari kriminale të rrezikshme në dëm të shëndetit të qytetarëve.

Bazuar në provat e grumbulluara u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Kuruesi i rremë”, në kuadër të të cilit u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:

F.F., 57 vjeç dhe nipi i tij, shtetasi H. F., 30 vjeç, banues në Mamurras.

Shtetasi F. F., nëpërmjet rrjetit social Facebook bënte thirrje për prodhim të substancave për kurimin e virusit COVID-19 nga një përzierje e acidit klorhidrik me H2O, duke pretenduar se me këtë përzierje kishte shpikur ilaçin për kurimin e këtij virusi.

Në kuadër të operacionit u kap në flagrancë në një lokal, nipi i shtetasit F. F, i cili po i shiste ilaçin një klienti.

Po në vijim të operacionit u bë kapja dhe arrestimi edhe i shtetasit F. F. Nga kontrolli në banesën e tij u gjetën baza materiale, medikamente dhe preparate që shërbenin për të përgatitur ilaçin që këta shtetas tregtonin.

Shtetasi F. F., pasi bënte prodhimin e këtyre medikamenteve në kushte artizanale dhe jashtë kushteve laboratorike, në kushte shtëpie, ia jepte shtetasit H. F., i cili, pasi takonte personat e interesuar, ua shiste atyre kundrejt pagesës 20.000 lekë të reja, me premtimin se shëronin COVID-19.

Në banesën e shtetasit F. F. janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë provës materiale dhe pesë pajisje mjekësore pa faturë tatimore, të cilat dyshohet se mund t’i ketë futur kontrabandë.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprat penale “Mashtrimi”, “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë e ushqimorë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”.

të fundit

Nga Superga te Calciopoli: kapitujt më të errët të gjashtë klubeve të mëdha evropiane

Historia e futbollit evropian nuk është e ndërtuar vetëm mbi trofe, suksese dhe momente të paharrueshme. Disa prej klubeve më…

4 hours ago

The fractured relationship is heading toward an end”/ Ilir Kulla: Veliaj was transferred to Fier after clashing with Rama over the municipality’s signature

Analisti Ilir Kulla ka komentuar transferimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në burgun e Fierit, duke e lidhur këtë…

4 hours ago

Kosovo-Germany, focus on digitizing administration and simplifying procedures

Kosova dhe Gjermania kanë diskutuar për progresin dhe prioritetet në zvogëlimin e barrës administrative dhe transformimin digjital të administratës publike,…

4 hours ago

Faruk Muqolli declares €100,000 in cash, inherited land and two vehicles: the assets of the police officer linked to the Arlinda Zekaj case

Shefi në Departamentin për Operacione në Policinë e Kosovës, Faruk Muqolli, ka deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit pasurinë…

4 hours ago

Kosovë-Gjermani, fokus te digjitalizimi i administratës dhe lehtësimi i procedurave

Kosova dhe Gjermania kanë diskutuar për progresin dhe prioritetet në zvogëlimin e barrës administrative dhe transformimin digjital të administratës publike,…

4 hours ago

VIDEO/ Alen Vukaj, talenti 18-vjeçar shqiptar që po spikat te Interi dhe tërheq vëmendjen e UEFA-s

Alen VukajPërmes një videoje të radhës në rrjetet sociale, UEFA Youth League ka ndarë disa momente nga paraqitjet spektakolare që…

4 hours ago