Categories: Uncategorized

Kalonte ilegalisht njerëz në Kakavijë, kapet shqiptari

Një 37 vjeçar është arrestuar nga Policia Kufitare pasi akuzohet për trafikim të paligjshëm të personave jashtë kufirit të Shqipërisë.

I riu me inicialet P.M është arrestuar në pikën kufitare të Kakavijës, pasi tentoi të kalojë ilegalisht një grua kundrejt 150 eurove, nga Shqipëria drejt Greqisë.

Të lidhura

None found

NJOFTIMI I PLOTË

Policia Kufitare arreston në flagrancë një shtetas i cili kundrejt fitimit ndihmonte shtetasit që kishin probleme për të kaluar kufirin duke mos iu nënshtruar kontrollit në doganën greke të Kakavijës.

Në kuadër të zbatimit të detyrave të përcaktuara në planin e masave të dërguar nga Departamenti për Kufirin dhe Migracionin për rritjen e forcës goditëse ndaj krimeve ndërkufitare me qëllim vënien para përgjegjësisë penale të autorëve, Shërbimet e Policisë Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar në Kakavijë në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme, arrestuan në flagrancë shtetasin:

– P. M. vjeç 37, banues në Kakavijë, Gjirokastër, i cili kundrejt fitimit ka ndihmuar një shtetase shqiptare të kalojë kufirin drejt Greqisë. Ky shtetas do i merrte shtetases me iniciale A. V., 150 euro me qëllim që ta kalonte pa iu nënshtruar kontrollit kufitar në tokën greke.

Autori prej disa ditësh mbahej nën vëzhgim nga shërbimet e Policisë Kufitare, pasi disponohej informacion se përveç punës që kryente në transportin e bagazheve, zhvillonte edhe aktivitet kriminal në drejtim të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit duke ndihmuar të kalojnë ilegalisht shtetas të ndryshëm shqiptarë si në hyrje edhe ne dalje në doganën greke të Kakavijës.

Policia Kufitare e Kakavijës ka bashkëpunuar me homologët e saj në tokën greke me qëllim dokumentimin e aktivitetit kriminal të këtij shtetasi.

Veprimet e mëtejshme u kryen nga Specialistët për hetimin e trafiqeve të paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. /albeu.com/

të fundit

Koçeku kërkon dorëheqjen e Ramës: PS-ja që nuk qeveris dot veten, si mund të drejtojë vendin?

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, e zhvilluar këtë të shtunë, ka marrë edhe reagimin e deputetes së pavarur Marjana Koçeku,…

13 minutes ago

De La Fuente vlerëson Pedrin para ndeshjes me Anglinë: Talent i jashtëzakonshëm

Përzgjedhësi i Spanjës, Luis De La Fuente, ka shprehur vlerësime të mëdha për Pedrin para përballjes në Ligën e Kombeve…

24 minutes ago

In Belgrade, Vergori met with the Serbian army commander

Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, është takuar sot në Beograd me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të…

30 minutes ago

Afrim Gashi meets Mefail Bajqinovci during visit to Pristina

Deputeti nga radhët e LVV-së, Mefail Bajqinovci, është takuar me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi. Duke…

30 minutes ago

Shkarkohet Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja

Besmir Beja është shkarkuar nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave. Besmir Beja ishte emëruar në krye të Drejtorisë…

30 minutes ago

Braçe denies deal for the Ministry of Agriculture: I have never turned votes into personal gain

Pas aludimeve për pakt me Ramën për Ministrinë e Bujqësisë, deputeti Erion Braçe, ka reaguar. [...] Read More... The post…

30 minutes ago