Categories: Uncategorized

Kalo i shqetësuar bën apel për kujdes: COVID-19 është ulur në mesin tonë

Mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo, ka shkruar në një postim në rrjetin social Facebook se COVID-19 është ulur tashmë këmbëkryq në mesin tonë.

Ai vë edhe njëherë theksin te ndergjegjësimi, ndërsa kërkon edhe bashkepunimin e te gjitheve.

Të lidhura

None found

“MIRËBESIMI dhe MIRËKUPTIMI mes nesh si kolegë si dhe i yni me publikun, i cili për asnjë çast të mos e nënvlerësojë kujdesin ndaj vetes dhe të afërmve të tij, MBETEN çelësat e zgjidhjes së kësaj sfide që ka vënë në vështirësi jetën e të gjithëve….”- shkruan ai.

Mesazhi i Kalos

Kohë Kovidiane…PUNA, PËRKUSHTIMI dhe PROFESIONALIZMI duhet të prevalojnë këto kohë në Shëndetësinë tonë Publike dhe jo vetëm….Si Mantelbardhë DUHET t’i bëhemi krah njëri-tjetrit në këtë sfidë mbarëbotërore….TEORIZIMET për PROTAGONIZËM por jo për ZGJIDHJE praktike të ardhura këto javë nga burime si të brendëshme po ashtu edhe të jashtëme, sidomos kur ato në harkun kohor të disa javëve kundërshtojnë njëra-tjetrën, NUKU sjedhin ndonjë dobi në përballjen me këtë sfidë, përkundrazi… Sars-Cov2/

Covid-19 është ulur tashmë këmbëkryq në mesin tonë…. JO me mërira dhe hatërmbetje të pavlera, që disa i sjedhin në vëmëndjen tonë këto kohë, KUR të tëra energjitë tona intelektuale dhe jo vetëm duhen përmbledhur në mirëmenaxhimin e kësaj sfide, që ishte, është dhe ndoshta do mbetet me shumë shqetsime edhe për vende me fuqi ekonomike dhe sisteme shëndetsore më të mirëpajisura e më mirë të financuara se Sistemi ynë Shëndetsor….

MIRËBESIMI dhe MIRËKUPTIMI mes nesh si kolegë si dhe i yni me publikun, i cili për asnjë çast të mos e nënvlerësojë kujdesin ndaj vetes dhe të afërmve të tij, MBETEN çelësat e zgjidhjes së kësaj sfide që ka vënë në vështirësi jetën e të gjithëve….BASHKË me siguri NE do ja dalim mbanë….Javë të mbarë miq, kolegë e bashkëatdhetarë!!! /albeu.com/

të fundit

Bashkim Zeneli përcillet të hënën me homazhe në Kuvend

Të hënën, më 2 nëntor, do të zhvillohen homazhet në nderim të diplomatit, ish-deputetit dhe publicistit Bashkim Zeneli, i cili…

17 minutes ago

Ilnisa Agolli “braktis” Top Channel, paralajmëron surprizën e radhës, ja ku do të shkojë autorja

Ilnisa Agolli ka “trazuar” së fundmi rrjetet sociale, pasi ka njoftuar nisjen e një kapitulli të ri në karrierën e…

18 minutes ago

New loans become more expensive in North Macedonia

Kreditë në Maqedoninë e Veriut po bëhen gjithnjë e më të shtrenjta, ndërsa qytetarët dhe kompanitë përballen me norma më…

18 minutes ago

Belarus: At least 22 political prisoners held indefinitely in psychiatric hospitals

Të paktën 22 të burgosur politikë në Bjellorusi po mbahen në spitale psikiatrike, ku u nënshtrohen trajtimeve të detyrueshme pa…

19 minutes ago

Havertz vendos sfidën, Arsenali fiton ndaj Liverpoolit dhe kryeson Ligën Premier

Arsenali ka marrë tre pikë të mëdha në udhëtim te Liverpooli, në kuadër të xhiros së nëntë në Ligën Premier.“Reds”…

19 minutes ago

I mituri arrestohet në Moskë pas kërcënimit ndaj kompleksit muzeor Tsaritsyno

Autoritetet ruse kanë arrestuar një të mitur në lidhje me një kërcënim të dyshuar terrorist ndaj kompleksit muzeor Tsaritsyno në…

19 minutes ago