Categories: Uncategorized

Jul Deda akuzon për “kopje” Ramën: Vjedh idetë e Bashës, e i shet si të vetat!

“Pra kur opozita denoncon apo proteston, për Edin është opozitë pa ide, ndërsa kur opozita propozon, prapë për Edin është pa ide, edhe pse të gjitha idetë e opozitës i merr, i ndërron titullin dhe i shet si të vetat…”

Aktori i humorit Julian Deda është përfshirë në debatin mes maxhorancës dhe opozitës për çështjen e propozimeve pwr koronavirusin.

Në një postim në “Facebook”, Deda thotë se të gjithë e thonë se Lulzim Basha nuk po e shfrytëzon politikisht situatën dhe madje po sugjeron masa që janë të domosdoshme në këtë situatë duke iu përgjigjur dëshirës së publikut dhe thirrjes së kryeministrit. Por sipas tij, as kjo nuk i pëlqen Ramës për të cilin thotë se po i merr gjithë propozimet dhe i shet si të vetat.

“Duket qartë, madje e thonë të gjitha mediat, edhe ato të majta, që Luli nuk po e shfrytëzon politikisht këtë situatë. Përkundrazi në vend të “Rama ik”, të cilës duhet t’i kthehet sapo të mbarojë kjo situatë, ai po përdor fuqinë e sugjerimeve për të marrë ato masa që ai mendon se janë të domosdoshme në këtë situatë pandemie.

Pra po respekton dëshirën e publikut, pse jo edhe thirrjen e Edit, për t’u bashkuar të gjithë kundër armikut të padukshëm. Por as kjo nuk i pëlqen njishit të Surrelit. Edi përsëri gjen kohën dhe hapësirën për ta shpotitur, për ta ironizuar edhe këtë qasje të Bashës.

Pra kur opozita denoncon apo proteston, për Edin është opozitë pa ide, ndërsa kur opozita propozon, prapë për Edin është pa ide, edhe pse të gjitha idetë e opozitës i merr, i ndërron titullin dhe i shet si të vetat. Edhe këtë e thonë të gjitha mediat, edhe ato të majta. 😉”, shkruan Deda

të fundit

Parashikimi i motit 24 Gusht 2025/ Si do variojnë teperaturat gjatë ditës

Ditën e sotme deri në orët e mesditës, i gjithë territori Shqiptar pritet të jetë nën mbizotërimin e intervaleve të…

16 minutes ago

Horoskopi 24 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Sot do keni me shume nevoje se kurrë te verifikoni ndjenjat e atij qe keni ne krah. Gjeni mënyrën…

8 hours ago

“Do të hakmerrem ndaj tij”/ Rrëfimi prekës i vajzës së 36-vjeçares së vrarë në Greqi: Do t’i bëj babait atë që ai i bëri mamit

Rrëqeth me rrëfimin e saj vajza e Mariola Nakolecit, 36-vjeçares e cila u vra ditën e premte (22 gusht) nga…

8 hours ago

Garanci sigurie për Ukrainën, Rumania gati t’i ofrojë bazat e saj ushtarake NATO-s

Kryeministri rumun Ilie Bolojan ka deklaruar se sigurimi i bazave ushtarake për aeroplanët luftarakë F-35 për aleatët e NATO-s mund…

8 hours ago

Dua Lipa poston foto nga festa e 30-vjetorit: Viti më i bukur

Artistja me famë botërore, Dua Lipa, ka festuar të premten 30-vjetorin e lindjes, ndërsa ka zbuluar për fansat disa foto…

8 hours ago

Tharja e syve nga telefoni, kujdesi që duhet të tregoni

Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve të…

9 hours ago