Policia e Tiranës gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar 7 shtetas, dy prej tyre të shpallur në kërkim.
Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. G., 38 vjeç, pasi në rrugën “Emin Duraku”, pranë stadiumit, u kap duke tregtuar paketa cigaresh pa pullën fiksale. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një sasi paketash dhe një shumë parash.
Specialistët për Qarkullimin Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
•E. S., 51 vjeç, pasi në rrugën Tiranë-Ndroq, u kap duke drejtuar motorin pa lejen përkatëse;
•B. E., 30 vjeç, A. B., 35 vjeç dhe J. H., 34 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur;
Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u kap dhe u ndalua shtetasi I. U., 34 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.
•Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë ekzekutimi i urdhrit të ndalimit për shtetasin A. J., 31 vjeç, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 2 muaj burg, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…