Categories: Uncategorized

Jeton në Shqipëri? Kush është Titi i rrezikshëm shqiptar pas të cilit qëndron grupi kriminal

Personi që shikoni në foto, sipas mediave greke është drejtuesi i një bande grabitjesh e vendosur në një konvikt të vjetër të Politeknikut në Athinë.

Disa të arrestuar janë të lidhur me kriminelin shqiptar i njohur shkurt si Titi.

Të lidhura

None found

Grupi kriminal i drejtuar nga shqiptari Astrit Hasani, ka imponuar një cikël dhune dhe një ligj heshtjeje në zonën ku vepronte.

Banda, e cila u çmontua së fundmi nga policia në rajonin e Atikës, ka ndërlidhje me një nga kriminelët më të rrezikshëm shqiptar që ka vepruar në Greqi vitet e fundit.

Burri 37-vjeçar shqiptar, i cili u arrestua së fundmi pas një seri vjedhjesh thuhet se është një roje me përvojë e sigurisë nga Titi, ndërsa bashkëpunëtori i tij 28-vjeçar, arriti t’i shpëtojë arrestimit.

Mediat greke shkruajnë se krimineli i rrezikshëm shqiptar, u arratis nga Metagogoni në verën e vitit 2019 dhe iku (erdhi) në Shqipëri me qëllim që t’i shpëtonte zbulimit dhe arrestimit të tij nga policia greke.

Sipas mediave greke, Titi tani mund të jetë në burg në Tiranë, por fëmijët, të afërmit dhe miqtë e tij vazhdojnë të përfshihen në aktivitete të paligjshme në shtetin grek. Bashkëpunëtori 37-vjeçar i Titit, së bashku me nipin e tij 28-vjeçar dhe kriminelët e tjerë shqiptarë, të njohur gjithashtu me Titin, rrëmbyen djalin 17-vjeçar të një gazetari të njohur në zonën Zografou në maj të 2019-ës.

Autorët morën çelësat e shtëpisë së tij nga fëmija, dhe pasi e detyruan atë t’ua tregonte adresën e shtëpisë, e mbajtën peng dhe e burgosën në bagazhet e një makine të vjedhur, derisa arritën të vidhnin familjen, shkruan panorama.

Në të njëjtën kohë, sipas hetimit të Departamentit të Grabitjes së Sigurisë së Atikës, personi i arrestuar së bashku me bashkëpunëtorin e tij 28-vjeçar, kishin zënë dhoma të konviktit të vjetër të studentëve në Politeknik, dhe kishin grabitur zyrat e profesorëve.

të fundit

26-year-old dies after window she was leaning against gives way on hotel’s seventh floor

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Brazilin, ku një 26-vjeçare, nënë e dy fëmijëve, ka humbur jetën pasi ra nga…

4 minutes ago

VIDEO/ To be questioned about the “Veliaj” case, Ardit Gjebrea appears at SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Siç…

4 minutes ago

Tragedy in Turkey: Eight people killed, suspect arrested as details of his confession emerge

Tetë persona kanë humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë pas një serie sulmesh me armë zjarri…

4 minutes ago

Autobusi me nxënës del nga rruga në Francë, raportohen viktima nga aksidenti i rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e së premtes në lindje të Francës, pranë kufirit me Zvicrën, ku një…

5 minutes ago

Special traffic arrangements to be introduced tomorrow for All Souls’ Day

Nesër (07.11.2026), me rastin e festës fetare Dita e Përkujtimit të Shpirtërave, nga ana e Njësisë për Sigurinë e Komunikacionit…

5 minutes ago

Owono rrezikon pezullim deri në 12 ndeshje pas ndërhyrjes ndaj De Miguel

Portieri i Andorrës, Jesus Owono, është ende duke pritur të mësojë ndëshkimin e tij pas kartonit të kuq të marrë…

16 minutes ago