Fjolla Morina është rasti më i fundit ku kronika e rozë takohet më kronikën e zezë. Një ditë pasi gjykata e liroi nga qelia, këngëtarja nga Kosova është shfaqur në rrjetet sociale me anë të një video ku duket teksa buzëqesh dhe ndihet e lumtur nga përqafimet e vajzës së saj.
Këngëtarja nga Kosova u arrestua teksa tentonte të hynte në Shqipëri, ndërsa në çantën e saj iu gjet pistoletë, çakmak pistoletë dhe 23 fishekë.
Pas arrestimit, këngëtarja u tha se ka qenë në gjendje të rëndë psikologjike, ku pas analizave të kryera, rezultoi fillimisht se ajo është në muajin e dytë të shtatzënisë.
Por me një eko të dytë që ajo bëri rezultoi se këngëtarja nuk ishte shtatzënë, duke rënduar edhe më tej pozitën e saj para trupit gjykues. Fjolla pranoi për policinë e Kukësit se arma e zjarrit pistoletë tip “Zoraki” dhe 23 fishekë, i përkisnin asaj.
“Unë i ndërroj shpesh çantat dhe armën e kisha vënë disa kohë më parë, pikërisht në çantë. E kam harruar aty, dhe sot e mora çantën pa ditur që pistoleta ishte ende aty brenda dhe udhëtova drejt Shqipërisë,”- është shprehur ajo.
Ndërkohë këngëtarja është dënuar me vendimin “Arrest shtëpie” nga Gjykata e Kukësit. Seanca nisi rreth orës 13:00 ku Morina u detyrua të rikthehej ka mbërritur për herë të dytë në Gjykatën e Kukësit, pasi gjatë seancës së parë të zhvilluar në orën 08:20 deklaroi se ishte shtatzënë, dhe kërkoi që të lihej në arrest shtëpie.
Më pas u mësua se në Gjykatë këngëtarja e arrestuar disa ditë më parë kishte thënë se ishte shtatzënë. Në seancën e parë të mbajtur në orën 10 të paradites gjykata kërkoi të dhëna në lidhje me gjendjen shëndetësore dhe këngëtares i është kryer një vizitë për të vërtetuar nëse është shtatzënë apo jo.
Avokatja e këngëtares kërkoi që klientja e saj të mos lihej në burg. Në gjyq ishin edhe dy shoqëruesit që ishin me të në makinë, biznesmeni 29- vjeçar nga Gjilani, Fisnik Syla dhe shoferi Fitim Muji.
Në fund gjykata vendosi masën arrest shtëpie për këngëtaren, e cila është e detyruar të jetojë në qytetin e Kukësit në një shtëpi me qira deri në përfundimin e hetimit dhe daljen e saj në gjyq për armëmbajtje pa leje.
Fjolla Morina u kap disa ditë më parë në pikën e kalimit kufitar në Morinë, me një pistoletë dhe municione në çantën e saj. Pas arrestimit këngëtarja përfundoi në spital për shkak se nuk po ndihej mirë.
PRONAT DHE BIZNESET QË FJOLLA MORINA BËRI TË VETAT BRENDA VITIT
Fjolla Morina është treguar shumë e rezervuar për sa i përket jetës së saj personale, duke e mbajtur larg vëmendjes së medieve. Por këngëtarja këtë vit është komentuar për jetën e saj luksoze që e promovon në rrjetet sociale.
Edhe pse një vit problematik sidomos në çështjen e parave dhe ekonomisë, për Fjollën ka rezultuar ndryshe. Brenda një viti ajo u ka prezantuar ndjekësve të saj pasurimin e shpejtë me super vilë, super biznes në Prishtinë dhe në fund një makinë luksoze dhuratë.
Para arrestimit Fjolla Morina publikoi një video të momentit kur suprizohej nga një mashkull, i cili i bëri dhuratë një makinë “Audi Q7”.
“Hajt për hajër, ta gëzosh!”dëgjohej ai duke i thënë.
Ndërsa i kërkonte të ndizte makinën: “Pse nuk i provove çelësat?”
“Nuk jam gati,”- i kthehej ajo e emocionuar.
Fjolla nuk zbuloi identitetin e mashkullit misterioz, që mesa duket është partneri i saj. Por makina ishte një nga të mirat materiale që Fjolla bëri të vetat këtë vit.
Ajo është bërë me shtëpi të re super luksoze, dhe e këtë gjë e tregoi përmes një postimi në Instagram.
Ajo publikoi një fotografi, në të cilën tregonte se si duket nga jashtë vila e saj duke e shprehur se ndjehej e bekuar.
“E bekuar në shtëpinë time të re!”, shkruante ajo sipër fotos. Ndërkohë që pak kohë më parë ajo inauguroi një super dyqan luksoz në Prishtinë, ku shet veshje të shtrenjta.
Mediet e Kosovës kanë nisur me pyetjet se nga i burojnë gjithë këto para Fjollës, e cila duket se muzikën e bën për qejf. Kujtojmë se projekti i fundit nga Fjolla Morina titullohet “Kape”, i shoqëruar edhe me videoklip. Ndërkohë që sa i përket jetës private, nënë e dy vajzave ka pasur gjithmonë ulje-ngritjet e veta por që ia ka dalë./Panoramaplus.al
Në një postim në rrjetin social Truth, Presidenti amerikan Donald Trump, shfrytëzoi sezonin e festave për të përcjellë urime për…
Mbrëmjen e djeshme, është dhunuar TikTokerja Suada Muça, në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…
Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…
Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…
Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…
Jemi në atë stinë të udhëtimeve të fundvitit, kur agjencitë turistike nxjerrin ofertat e fundit dhe aeroportet mbushen me valixhe…