Categories: Uncategorized

Durrës/ Dalin 10 nga 18 zyrtarët dhe policët e arrestuar

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë për efektivët e arrestuar për ndërtimet pa leje, jnë masën për të ndaluarit në bazë të një askioni ndaj zyrtarëve që kanë lejuar ndërtimet pa leje në qytetin bregdetar por edhe në zonën e Shijakut.

Gjykata ka vendosur të lërë në burg 7 prej policëve dhe zyrtarëve të arrestuar, ndërsa për 10 të tjerë ka dhënë masa më të buta sesa ajo e arrestit me burg ku përfshihen detyrim paraqitje dhe pezullim nga puna.

Lista e emrave të personave të arrestuar dhe përkrah tyre masa që është dhënë nga Gjykata::

Besnik Domi– pezullim nga detyra, detyrim paraqitje

Sami Xhafa – pezullim nga detyra, detyrim paraqitje

Marius Shahini – detyrim paraqitje

Ermand Petova – arrest me burg

Gjergj Gërco – arrest me burg

Nikoll Marku – pezullim detyre

Agim Osmani – arrest me burg

Julian Kacadej – pezullim nga detyra, detyrim paraqitje

Gani Dama

Haxhi Sherra – arrest me burg

Ndriçim Shika – arrest me burg

Adem Lika – arrest me burg

Dritan Koçi – detyrim paraqitje

Paulin Meta – detyrim paraqitje

Alben Nika

Qerim Doka – detyrim paraqitje

Gjon Zefi – detyrim paraqitje

Dëshir Dakoli – arrest me burg

Petrit Neziri – arrest me burg

Të gjithë personat e arrestuar janë përfaqësuar me avokatët e tyre, pa qenë e nevojshme që të kenë mbrojtje të caktuar nga shteti.

Jashtë dyerve të Gjykatës ishin mbledhur dhjetra familjarë të personave të arrestuar, pasi seanca është mbajtur me dyer të mbyllura.

Në një njoftim të dhënë për mediat dy ditë më parë, Ministria e Brendshme sqaroi se në operacion për arrestimin e 17 personave, morën Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, ndërsa mbetet në kërkim ende një person.

Deri në operacionin “Abuzuesit”, janë zhvilluar hetime disa muaj, në bashkëpunim edhe me prokurorinë e Durrësit.

të fundit

Zgjedhjet/ Proda mesazh për punonjësit e Policisë: Tregoni maturi dhe gjakftohtësi

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, u është drejtuar me një mesazh për të gjithë punonjësit e…

3 minutes ago

Krimi zgjedhor/ Prokurorët e SPAK zbarkojnë në 12 qarqet e vendit, shoqërohen nga agjentët e BKH, ja zonat më problematike

Që në orët e para të mëngjesit të sotëm, në 12 qarqet e vendit kanë zbarkuar Prokurorët e Prokurorisë së…

45 minutes ago

Aksident i rëndë në aksin Gramsh–Poroçan, humb jetën jetë 32-vjeçari

Para pak minutash, një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Gramsh-Poroçan. Sipas informacioneve paraprake, raportohet për një viktimë.…

50 minutes ago

Tentativë për blerje votash? Policia jep detaje për ngjarjen në Maqellarë, materialet referohen në SPAK për korrupsion në zgjedhje për 4 persona

Mbrëmjen e djeshme, eksponentë të Partisë Demokratike, kanë bllokuar dy automjete në Maqellarë, në njërin prej të cilëve ishte edhe…

1 hour ago

Vatra kërkon drejtësi për “Kumanovën”

Ditën e sotme,  është dhjetëvjetori i ngjarjeve në Lagjen e Trimave në Kumanovë. Shumëçka në atë ngjarje, ishte dhe ka…

2 hours ago

Zgjedhjet e 11 Majit/ Nis shpërndarja e materialeve zgjedhore në Kukës dhe në qarkun e Korçës

Ditën e sotme, në Bashkinë e Kukësit, ka nisur shpërndarja e materialeve zgjedhore për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen…

2 hours ago