Rama ka reaguar pas gjobitjes së qytetarëve shqiptarë nga autoritetet greke, për shkak të kalimit të afatit të qëndrimit.
Kryeministri njofton se është miratuar rimbursimi i gjobave, të vendosura për shtetasit shqiptarë.
Kreu i qeverisë, duke i qëndruar pranë shtetasve shqiptarë, kërkon nga ata që të aplikojnë për rimbursim.
Këta shtetas që janë gjobitur, kanë tejkaluar afatin e qëndrimit jashtë Republikës së Shqipërisë, gjatë periudhës 10 Mars-1 Qershor 2020. Çdo person që është gjobitur nga autoritet ndërkombëtare duhet të disponojë:
-dokumentin që vërteton marrjen e gjobës,
-çdo dokument që vërteton kryerjen e pagesës së saj, si edhe
-të dhënat individuale të llogarisë bankare (të tilla si: emër banke dhe IBAN).
-individët duhet të dorëzojnë dhe një numër kontakti personal.
Këto dokumente, duhet të dorëzohen pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, nëpëmjet shërbimit postar (apo në kutinë postare pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve).
Statusi:
🟢 TË GJITHË QYTETARËT QË DISPONOJNË DOKUMENTIN E PAGESËS SË GJOBËS SË AUTORITETEVE GREKE PËR SHKAK TË KALIMIT TË AFATIT TË QËNDRIMIT NË GREQI, JANË TË LUTUR TË APLIKOJNË PËR RIMBURSIMIN:
https://ëëë.tatime.gov.al/…/njoftim-per-rimbursimin-e-gjoba…
*Si rezultat i mirëkuptimit të qeverisë greke dhe angazhimit personal të kryeministrit Mitzotakis, shqiptarët me leje të përkohshme qëndrimi nuk u penalizuan masivisht për shkeljen e pavullnetshme të afateve🇦🇱🤝🇬🇷
Por sidoqoftë është verifikuar një numër i kufizuar rastesh kur janë vendosur gjoba dhe SIÇ JAM ZOTUAR ATO DO TË RIMBURSOHEN NGA SHTETI SHQIPTAR👐🏿❤️
NE THEMI ATË QË BËJMË DHE BËJMË ATË QË THEMI😊
Një situatë shqetësuese është regjistruar orët e fundit në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”, ku në qendër të vëmendjes…
Autoritetet nigeriane kanë njoftuar lirimin e 130 nxënësve të tjerë, të rrëmbyer muajin e kaluar nga një shkollë katolike në…
Ish-futbollisti i Shpresave Arda Kurtulan, po zhvillon një sezon të shkëlqyer me Goztepe, e cila po lufton në këtë edicion…
E shtuna shënojë një rekord të ri për kalimet ilegale nga Franca drejt Anglisë me gomone, ku 803 emigrantë me…
Në dy ditët e fundit në rrjete sociale është shpërndarë me shpejtësi një intervistë që është publikuar në Spanjë pas…
Një konflikt i çastit që ndodhi pasditen e sotme në zonën e Plazhit në Durrës ka përfunduar me plagosjen e…