Nëse keni qenë në plazh dhe jeni bërë të kuq si një aragostë, ja disa sugjerime se si ta kuroni lëkurën e djegur me ato që ju ndodhen në shtapi.
-Për të filluar, qetësojeni lëkurën duke bërë një banjë të freskët. Ujit të vakët shtojini një gotë uthull molle, pak sodë buke dhe pak kripë të trashë.
-Aplikoni një fetë patate në lëkurën e skuqur për 15-20 minuta; do të provoni menjëherë një ndjenjë freskie.
-Edhe aloe vera është perfekte në rastin e djegieve nga dielli, irritimeve të lëkurës, eritemave solare dhe trajtimet pas diellit. Gjethet e aloe verës prodhojnë një xhel qetësues i cili kur aplikohet në lëkurë i dhuron një ndjenjë mirëqenieje.
-Mund të bëni banjë me niseshte ose kompresa të ftohta me niseshte ose bukë të lagur.
-I shkëlqyer është edhe çaji jeshil. Pasi ta keni përgatitur, lëreni të ftohet dhe pastaj shtojeni në ujin e vaskës ose aplikojeni direkt në lëkurë përmes një tamponi pambuku.
-Një zgjidhje komode dhe e shpejtë pa qenë nevoja të shkohet në farmaci janë maskat me kastravec. Frulojeni kastravecin në blender, kullojeni dhe aplikojeni lëngun në lëkurën e djegur.
-Gjatë periudhës që e keni lëkurën të djegur, vishuni në mënyrë të lirshme dhe me rroba pambuku.
-Gjithashtu sigurohuni të jeni të hidratuar: pini ujë, hani shumë fruta dhe perime, përdorni një krem hidratant me përbërës natyralë.
-Nëse djegia e lëkurës shoqërohet edhe me temperaturë, duhet të shkoni në farmaci për të marra antistaminikë, kortizonikë ose analgjezikë për të lehtësuar dhimbjen dhe për të ulur temperaturën, por gjithmonë është mirë të këshilloheni me mjekun para.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…