Kreu i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Hirësia e tij Anastasi është shprehur me tone të ashpra në shtypin grek në lidhje me vendimin e Presidentit Erdogan për të rihapur si xhami Katedralen e “Shën Sofisë” në Stamboll, e cila kishte qenë muze deri më tani.
Janullatos e ka cilësuar një xhihad kulturor vendimin për “Shën Sofinë” duke theksuar se kjo dëmton jo vetëm krishtërimin, por edhe Islamin.
None found
“Vendimi i pakthyeshëm i Turqisë rreth Shën Sofisë nuk është vetëm
një lloj “xhihadi” (luftë e shenjtë) kulturor, veçanërisht sot kur çdo lloj xhihadisti dënohet ndërkombëtarisht nga të gjithë, por është një fyerje si ndaj Krishterimit ashtu dhe ndaj Islamit.
Bënë xhami kishën e mrekullueshme të Krishterimit të pandarë dhe po përpiqen të mbulojnë fytyrën e saj shumë të bukur dhe të zhvlerësojnë ikonat e mrekullueshme të saj, sytë e saj shprehës.
Për më tepër, po përurojnë edhe një lloj xhamie krejt të pazakontë për Islamin klasik, me ikona të krishtera të mbuluara, të cilat brenda “heshtjes elokuente” të tyre, nuk reshtin së dëshmuari të vërtetën e krishterë. Nuk e di nëse ka ndonjë vend islamik lutjeje të ngjashëm në botë”, u shpreh ai për gazetën greke “Ta Nea”.
Më tej, Janullatos u shpreh se Dhuna në emër të fesë dhunon shenjtërinë e vetë fesë. Dhe askush, sado i fuqishëm dhe i madh të mendojë se është, nuk ka të drejtë ta përbuzë këtë të vërtetë mbarënjerëzore. /albeu.com
Erërat e forta që po mbizotërojnë në vend, veçanërisht në rajonet e Pejës dhe Gjakovës, mund të shkaktojnë dëme në…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kanadasë, Mark Carney, në margjina të Samitit të…
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka kritikuar kryeministrin Edi Rama për kërkesën që Samiti i NATO-s të zhvillohet në Shqipëri,…
Afrim Qendro është shkarkuar nga detyra e Kryeinspektorit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), rreth nëntë muaj pasi…
Fitorja e Shqipërisë ndaj Finlandës i ka shijuar më së shumti kryeministrit Rama, i cili shprehet se ishte në një…
Një ngjarje tragjike që tronditi opinionin publik në Britaninë e Madhe po shqyrtohet në gjykatë. Nëna e një 20-vjeçari, i…